Mbi 9 mijë të infektuar me Kovid-19 në Ballkan, shumica në Serbi dhe Greqi (VIDEO)

Ndërkohë që numri i rasteve të regjistruara të koronavirusit në gjithë botën ka arritur mbi një milion, deri më 7 prill, në Gadishullin Ballkanik janë regjistruar gjithsej 9354 të sëmurë, njofton Portalb.mk.

Shumica e tyre gjenden në Serbi 2.447 dhe Greqi – 1.832, ndërsa numri më i ulët deri më tani është në Kosovë – 170 dhe Mal të Zi – 241. Maqedonia e Veriut ka 599 raste të regjistruara.

Numri i rasteve, sipas epidemiologëve, lidhet drejtpërdrejt me reagimin e komunitetit ndaj rekomandimeve për distancë shoqëror dhe sa të disiplinuar dhe i respektojnë qytetarët ato rekomandime.

Sidoqoftë, shpejtësia me të cilën përhapet infeksioni gjithashtu varet nga ashpërsia e masave që janë ndërmarrë nga autoritetet dhe shpejtësia me të cilën ata reagojnë.

Për t’iu ndihmuar qeverive në të gjithë botën në luftën për parandalimin e Kovid-19, Google ka filluar publikimin e të dhënave nga përdoruesit e saj për të cilët e ka aktivizuar opsionin që t’iu lexohet vendndodhja  dhe lëvizja e tyre. Megjithëse të dhënat për disa nga vendet e rajonit nuk janë lëshuar ende, nga ato që janë në dispozicion, në lidhje me respektimin e rekomandimeve për distancimin shoqëror, sllovenët ishin më të disiplinuarit në periudhën nga 16 Shkurt deri më 29 Mars. Ata ulën lëvizjen në restorante dhe tregje respektivisht në 88 dhe 92 përqind. Sllovenia deri më tani ka regjistruar 934 persona të infektuar me koronavirus dhe 20 vdekje.

Në vendin e dytë është Kroacia, ku qytetarët kanë ulur vizitat në kafene dhe restorante me 82 përqind.

Rumania ka një situatë të ngjashme për sa i përket lëvizjes. Atje, përqindja e vizitave në objektet për ushqim dhe rekreacion ka rënë për 81 përqind. Rumunët, ndryshe nga vendet e tjera, më së paku i kanë vizituar parqet dhe sheshet publike, përkatësisht vizitat atje janë zvogëluar për 60 përqind.

Nga vendet e Ballkanit, masa e distancës shoqërore më së pak është respektuar në Bullgari. Atje lëvizja në restorante është ulur me 66%, në markete me 36%, ndërsa kanë vazhduar vizitat në parqe, ku është regjistruar ulje prej vetëm 32%.

Në Ballkan, Greqia e ka numrin më të madh të të infektuarve, me 1.613 raste dhe 63 vdekje. Ata i kanë respektuar rekomandimet dhe i kanë ulur vizitat në restorante deri në 80 përqind. Megjithatë, grekët kanë vazhduar të bëjnë Pazar në dyqanet, dhe vetëm për këtë arsye nuk është shënuar ulje drastike sa i përket numrit të vizitave në treg, vetëm 41 përqind..

Të dhënat tregojnë se megjithëse lëvizja në restorante, kafene dhe ambientet kulturore është ulur mesatarisht rreth 78%, megjithatë blerjet në markete dhe farmaci në Ballkan nuk janë ulur, përkundrazi, qytetarët kanë vazhduar të ecin dhe të bëjnë rekreacion në parqe.

Vizita ka rënë për rreth 46 përqind. Aktualisht, Google nuk ka të dhëna për katër vende të Ballkanit, përkatësisht Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button