Në botë 1,4 milionë të infektuar me koronavirus, tek ne deri tani 599

Deri tani, 1,4 milionë persona janë infektuar me koronavirusin e ri në tërë botën. Prej tyre rreth 80.000 vdiqën, ndërsa 300.000 u shëruan. Në vendin tonë, së bashku me 29 pacientë të infektuar dje, numri i përgjithshëm arriti në 599. Vdiqën 27, dhe u shëruan 30 persona.

Sipas vendbanimit, deri tani raste të Kovid-19 janë regjistruar në: Shkup – 254; Kumanovë – 128; Dibër – 49; Shtip – 20; Prilep – 34; Tetovë – 29; Strugë – 28; Veles – 10; Manastir – 6; Ohër – 3; Kavadar – 2; Gostivar – 4; Gjevgjeli – 4; Strumicë – 2; Kriva Pallankë – 3; Radovish – 4; Krushevë – 2 dhe Koçani – 17, transmeton MIA.

Tani për tani, dje siç kumtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nuk ka asnjë njoftim se statistikat do të kalojnë në formë më shqetësuese, pra që numri i pacientëve do të fillojë të rritet në mënyrë eksponenciale. Thotë se po rishikojnë statistikat, dhe se rikthimi në numrin e zakonshëm mes 20-30 pacientëve të diagnostikuar brenda 24 orëve paraqet rritje lineare të numrit të pacientëve.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë hospitalizuar gjithsej 67 pacientë, gjashtë prej të cilëve janë në ventilim mekanik, 12 kanë pasqyrë klinike më të rëndë, ndërsa është përkeqësuar edhe gjendja e lehones nga Kumanova, e cila është akoma e pavarur nga respiratorët, por me pasqyrë klinike dukshëm më të keqe dhe gjetje radiografike në mushkëri të bardha.

Në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” janë hospitalizuar 19 pacientë, prej të cilëve tre gjenden në aparat respirator, ndërsa nëntë me pasqyrë më të rëndë klinike.

Nga katër pacientët e shtruar në Shtip – një ka pasqyrë klinike mesatarisht të rëndë dhe tre me pasqyrë klinike të butë.

Të gjithë pacientët nga spitali në Ohër, mbërritën dje në Spitalin klinik në Manastir dhe tani ata do të trajtohen atje.

Pasi 18 punonjës u diagnostikuan me Kovid-19 në spitalin e Kumanovës, puna u riorganizua dhe tani spitali funksionon pa probleme. Disa ditë më parë, dy mjekë nga Shtipi dhe Shkupi erdhën në mbështetje të punonjësve të Departamentit të sëmundjes infektive, me çka u plotësuan kapacitetet.

Ministri informoi dje se një shofer i ambulancës është pozitiv me koronavirus, ai ishte në punë me pajisje të mbrojtjes së plotë dhe kontaktet e tij në jetën private po analizohen.

Sot, duhet të testohen të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me një punonjës të Klinikës për kirurgji digestive në Shkup, i cili tha se kanë koronavirus në familjen e tyre, dhe në këtë moment ata janë të gjithë në izolim.

Filipçe informon se ka teste të mjaftueshme dhe pajisje mbrojtëse. Në dispozicion janë 4.000 teste, 5.000 janë donacion nga një laboratori private, ka procedurë për 3.000 teste shtesë. Testet si numër, siç tha ai, aspak nuk janë problem, as megjithatë mund të jenë ndonjë kërcënim në të gjithë këtë proces të testimit. Deri më tani, në vend janë kryer 5.879 teste të Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button