Ushtria e Maqedonisë pranoi pajisje britanike për dezinfektim

Pompa dezinfektimi nën presion të lartë, pompa për dezinfektim të sipërfaqeve më të vogla dhe pajisje tjera mbrojtëse si ka pranuar Armata si donacion nga Mbretëria e Bashkuar për t’u përballur me pandeminë. Kjo është vetëm një pjesë e ndihmës së përgjithshme që Maqedonia e pranon nga aleatët e NATO-s, shkruan Meta.mk, tranmeton Portalb.mk.

“Aleanca në vepër! Sot, Sekretari shtetëror Dragan Nikoliq e pranoi donacionin britanik që përmban doreza mbrojtëse dhe disa lloje pompash presioni të lartë dhe pompa dore për dezinfektim. “Ushtria kujdeset për qytetarët, e ne kujdesemi për sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve tanë,” ka njoftuar Ministria e mbrojtjes.

Donacionin e sotëm, e paralajmëroi Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, pas video takimit me ambasadoren britanike Rejçëll Gallouej, gjatë të cilit ata diskutuan për situatën me pandeminë e koronavirusit në Maqedoni dhe masat të cilat i ka ndërmarrë shteti e në  veçanti ushtria.

“Sot po bashkojmë forcat përmes solidaritetit. Ambasada Britanike në Shkup i dhuroi Ministrisë së mbrojtjes pajisje në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të luftuar shpërthimin e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Është e rëndësishme që ne jemi bashkë në këto kohë të vështira”, ka publikuar Ambasada.

Si anëtar i NATO-së, Maqedonia dërgoi një listë të pajisjeve mjekësore dhe materialeve të nevojshme në NATO, në Qendrën Euro-Atlantike për Koordinimin dhe përgjigje ndaj fatkeqësive më 30 Mars. Kjo Qendër është organ i Aleancës që i koordinon nevojat e disa anëtarëve me mundësitë, burimet ose tepricën e pajisjeve dhe materialeve në dispozicion të anëtarëve të tjerë për t’iu ndihmuar vendeve që kanë nevojë për burime. Pas  koordinimit përmes organeve të NATO-s për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë, Republika Çeke ka dërguar kostume mbrojtëse në Spanjë dhe Itali, Luksemburgu menjëherë ka prokuruar një spital fushor, Rumania me një fluturim special importoi menjëherë 100,000 kostume mbrojtëse nga Koreja e Jugut.

Ministrat e jashtëm të NATO-s e kanë autorizuar Komandantin e Lartë Aleat për të koordinuar të gjitha përpjekjet për të shtypje të pandemisë, për të koordinuar nevojat dhe burimet dhe për të përdorur procedurat speciale, të ashtuquajturat “Linjat e shpejta” në të gjithë hapësirën ajrore me të cilën avionët e NATO-s me pajisje mjekësore do të kenë përparësi fluturimi dhe do të fluturojnë përgjatë rrugëve më të shkurtra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button