Filipçe punonjësve shëndetësorë: Viktimizimi juaj shpëton jetë, ju jeni heronjtë e kësaj beteje (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, me rastin e ditës botërore të shëndetit, i ka uruar nëpërmjet një video mesazhi punonjësit e shëndetit, duke ju shprehur mirënjohje për rolin kyç që ata e kanë në kujdesin shëndetësor dhe kujdesin për shëndetin tonë, njofton Portalb.mk.

“Këtë fjalim jua kushtoj juve, punonjësve të shëndetësisë. Në këto momente, duke u përballur me sfidën më të madhe shëndetësore në botë, ne po drejtojmë betejën e gjeneratës sonë. Koronavirusi nga rrënja ka ndryshuar jetën tonë të përditshme dhe do të bëjë ndryshime të përjetshme në jetët tona. Por, në këtë betejë ju jeni heronjtë. Puna dhe sakrifica juaj e vështirë shpëton jetë dhe pikërisht për shkak të jush, njerëzit besojnë se ata do të jenë të sigurt dhe të shëndoshë. E di që për momentin ju po mbani një ngarkesë të madhe. Lodhja po na arrin ngadalë të gjithëve, ndërsa na presin ditë akoma më të vështira përpara. Por, unë besoj se secili prej jush e di se sa e rëndësishme është të vazhdosh, të qëndrosh i përkushtuar, të përqendrohemi dhe të bëjmë çmos për të ndihmuar bashkëqytetarët tanë”, tha ai.

Ministri Filipçe u tha punonjësve shëndetësorë se, “kjo ditë është dita juaj, ju jeni në piedestal, krenohuni për atë që bëni, kush jeni dhe sa të rëndësishëm jeni për secilin nga ne”.

Për momentin, në vend përveç detyrave tuaja të rregullta, të gjithë punonjësit e shëndetit dhe sistemi shëndetësor janë mobilizuar për t’u marrë me koronavirusin dhe për të ruajtur shëndetin publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button