Dita botërore e shëndetit – mbështetje për infermieret dhe mamitë

Infermieret dhe mamitë kanë rol të rëndësishëm në mbajtjen e shëndetit të popullatës në botë, qëndron në porosinë e Organizatës botërore të shëndetësisë, me rastin e 7 Prillit, Ditës botërore të shëndetit, motoja e së cilës këtë vit është “Mbështetja e infermiereve dhe mamive”, njofton Portalb.

“Infermieret dhe punonjësit tjerë shëndetësorë janë në radhët e para në përballjen me koronavirusin dhe në sigurimin e trajtimit dhe kujdesit për pacientët. Dita botërore e shëndetit do ta potencojë statusin aktual të infermiereve nëpër tërë botën. Organizata botërore e shëndetësisë dhe partnerët e saj do të japin një sërë rekomandimesh për përmirësimin e kushteve të tyre për punë”, qëndron  në porosinë e OBSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button