RMV, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari rekomandoi shmangie të automatëve të kafesë dhe ujit

Agjencia për ushqim dhe veterinari ka paralajmëruar që të mos përdoren automatët e kafesë dhe ujit që janë të vendosura në hapësira publike, pavarësisht nëse janë në hapësirë të hapur apo të mbyllur, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Nga ky agjencion thanë se rekomandimi vlen edhe për të gjitha kompanitë apo institucionet në të cilat ka aparate të këtilla dhe në to kanë qasje grup më i madh i njerëzve.

Rekomandimi është në kuadër të masave për mbrojtje nga COVID-19 dhe për parandalimin e përhapjes së shkaktuesit të tij, virusi i ri korona.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi dje se janë regjistruar edhe 72 raste të reja të virusit korona në vend. Ndërkohë, sot kanë ndërruar jetë dy pacientë me virusin korona, edhe atë një pacient nga Tetova dhe një Koçani. Lajmin për vdekjen e pacientit nga Tetova e ka konfirmuar vajza e të ndjerit, ndërkaq për atë nga Koçani e ka konfirmuar kryetari i Komunës. Ministria e Shëndetësisë pritet që të kumtojë për të njëjtin gjatë konferencës së rregullt për shtyp, ku do të dalin edhe shifra të reja të të infektuarëve.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button