Pritet përgjigje nga BERZh për ndërtimin e kalimit kufitar të përbashkët hekurudhor me Serbinë

Epidemia e koronavirusit në vendin tonë nuk do të ndikojë në shtyrjen ose anulimin e projektit për ndërtimin e kalimi të përbashkët kufitar hekurudhor midis Maqedonisë dhe Serbisë afër Tabanocit. Përmes Kornizës Investuese të BE-së për Ballkanin Perëndimor (WBIF) tashmë janë siguruar 2.7 milionë euro fonde të pakthyeshme, ndërsa pjesa tjetër prej 2.5 milionë euro është planifikuar të sigurohet përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), informon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

– I tërë dokumentacioni u tenderit për ndërtimin e ndërtesës dhe përzgjedhjen e kontraktuesit kanë përfunduar. Nga mesi i këtij viti, presim që konsulenti të përgatisë edhe dokumentacionin e tenderit për ndërtimin e rrugës hyrëse deri te ndërtesa – theksojnë për “Meta.mk” nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Tenderi për ndërtimin e objektit do të shpallet pasi të përfundojë zyrtarisht rrumbullakimi i konstruktit financiar të projektit. Maqedonia dhe Serbia duhet të fitojnë një kalim kufitar të përbashkët hekurudhor duke e ndjekur shembullin pozitiv të objekteve të tilla tashmë të ndërtuara në Bullgari dhe Rumani si vende anëtare të BE-së. Në objektin e ardhshëm afër Tabanovcit, policët, oficerët doganorë dhe inspektorët e Maqedonisë dhe Serbisë do të kryejnë së bashku të gjitha kontrollet kufitare në një vend.

Pritet që kontrollet e përbashkëta kufitare të zvogëlojnë kohëzgjatjen e udhëtimit me tren në trafikun hekurudhor të udhëtarëve dhe mallrave. Për momentin, kontrollet e përbashkëta kufitare në këtë transport nuk mund të realizohen, sepse në Tabanoc dhe Preshevë nuk ka asnjë strukturë të përshtatshme në të cilën do të vendoseshin autoritetet kufitare të të dy vendeve.

Përveç tyre, në objektin e ardhshëm në Tabanovcë me një sipërfaqe prej 2.500 metra katrorë do të ketë dhoma për akomodimin e punëtorëve hekurudhor të të dy vendeve, si dhe një laborator për ekzaminim veterinar dhe fitosanitar. Kontrolli i përbashkët kufitar në transportin hekurudhor do të hynte në fuqi kah viti vitin 2023.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button