fbpx

Në trupat e personave të infektuar me korona NUK ka mikroçipë të implantuar

Burimi: KriThink
Informacione që aspak s’kanë të bëjnë me fakte dhe të vërteta, janë duke e karakterizuar paraqitjen e virusit korona apo Kovid-19 në tërë botën. Një i tillë është edhe ky që është publikuar në njërën media të Maqedonisë së Veriut, e që thotë se në trupat e infektuar, janë gjetur mikroçipa. Edhe pse i njëjti paraqitet si fakt, në realitet është dezinformatë.

Lajmi qe recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: “Zbulohen fakte tronditëse/ Gjenden mikroçipë në trupat e personave të infektuar nga Covid 19”.

Data e publikimit: 04.04.2020

Data e recensionit: 05.04.2020

Recension: Fatbardha Curri

Titull sensacional

Manipulimi i publikut, kjo sa për të tërhequr klikime, fillon që nga titulli. Nga ai, lexuesi kupton se infektimi vjen nga instalimi apo implanti i mikroçipëve në trupat e personave të infektuar. Manipulimi më i madh bëhet, sepse informacioni publikohet si të jetë nga vendi, sepse gjendet i kategorizuar në Maqedoni – lajme.

““Zbulohen fakte tronditëse/ Gjenden mikroçipë në trupat e personave të infektuar nga Covid 19”, thuhet në titullin e artikullit që e recensojmë.

Edhe pse në titull thuhet ajo, në artikull transmetohet diçka tjetër. Aty thuhet se personat e infektuar kanë mikroçipë, duke mos precizuar se kur u janë implantuar të njëjtit të infektuarve dhe a janë me dijeni të tyre apo jo.

Arsyeja se pse duhet të theksohet koha se kur janë implantuar mikroçipët, lidhet me faktin se disa shtete kanë nisur të zbatojnë aplikacione për të ndjekur rutën e të infektuarve, kjo me qëllimin që të kihet kontroll gjatë lëvizjes së tyre dhe gjasës për të infektuar edhe të tjerët. Megjithatë, mikroçipët nuk mund të implantohet pa dijeninë e të infektuarve.

Se kemi të bëjmë me manipulim, kuptohet edhe nga prezenca e konceptit të manipulimit në artikull e që është “Thirrje në autoritet”. Ky koncept ka për qëllim që te publiku të plasojë një informacion si të saktë, vetëm se thirret në deklaratën e një personi të caktuar.

Por, se janë implantuar mikroçipë, kjo është dezinformatë.

Se po implantohen mikroçipë te të infektuarit, u tha kohë më parë edhe për Bill Gates, por ky informacion edhe pse u shpërnda në rrjetin social në “Facebook” (Fejsbuk) dhe “Twitter” (Tuiter), doli se ishte dezinformatë.

Pavarësisht faktit se bota, por edhe mediat gjenden para një sfide të madhe, pandemisë së virusit korona, kjo nuk duhet t’i amnistojë gazetarët që të publikojnë artikuj të paverifikuara.

Kjo është në kundërshtim me Kodin Etik të Gazetarëve, i cili thotë se gazetari duhet të publikojë informacione të verifikuara. Nëse pengohet ta bën këtë gjë, duhet ta informojë publikun.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close