Konfirmohen edhe pesë raste me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe pesë raste të reja me koronavirusin e ri në Kosovë, shkruan REL.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Në Kosovë, deri më tash janë të konfirmuara 145 raste me Covid-19, përfshirë këtu 1 vdekje dhe 23 të shëruar. Nga radhët e komunitetit serb, janë regjistruar 26 raste, përfshirë 1 vdekje, por nuk ka të dhëna mbi të shëruarit. Komuniteti serb në Kosovë rastet e infektimit i raporton te strukturat e shëndetësisë në Serbi.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button