RMV, Aleanca për Shqiptarët propozoi masa për luftën me korona virusin

Aleanca për Shqiptarët, nëpërmjet një komunikate, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Maqedoninë e Veriut me virusin korona. Nga ky subjekt politik kanë thënë se, situata e krijuar nga pandemia COVID 19 është situatë komplekse që kërkon përkushtim maksimal për tejkalimin e të njëjtës me sa më pak pasoja shëndetësore dhe ekonomike, njofton Portalb.mk.

Aleanca për Shqiptarët propozon disa masa për luftën me këtë sëmundje:

“1. Riorganizimi i reparteve të infektologjisë me kapacitete më të larta absorbuese për pacientë me COVID-19, duke adaptuar edhe repartet tjera në spitalet klinike në Tetovë dhe në Shtip, ku do të trajtoheshin edhe raste të rënda që kanë nevojë edhe për ventilim të asistuar me respirator.

  1. Trajnim i kuadrit të profilizuar mjekësor për përdorimin e respiratorëve, që do të fillonte urgjentisht nga java që vjen.
  2. Furnizim me teste të shpejta dhe testime masovike nëpër të gjitha qytetet bazuar në rekomandimet më të reja të OBSH-së e që janë si vijon:

1.Testime

2.Testime

3.Testime

4.Identifikim

5.Izolim

6.Trajtim

  1. Thirrje për angazhim të profesionistëve që janë pa punë dhe duan të ndihmojnë. Të bëhen lista të gatshme dhe në rast nevoje të angazhohen
  2. Urgjentisht dhe pa humbur kohë të shtohen masat për mbrojtjen e personelit mjekësor duke siguruar mjete bazë për mbrojtjen e tyre”, qëndron në komunikatën e ASh-së.

Ndërkaq, sot në Maqedoninë e Veriut janë regjsitruar edhe 72 raste të reja të virusit korona në vend,ndërsa është shënuar edhe një viktimë. Momentalisht, numri i të infektuarve në vend është 555 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button