Maqedonia e Veriut merr 175,2 milionë euro nga FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pozitivisht iu përgjigj kërkesës së Maqedonisë së Veriut që t’i miratohet Instrumenti për financim të shpejtë në vlerë me 175,2 milionë euro si ndihmë për financimin e masave për stabilizim shëndetësor dhe makroekonomik dhe plotësimin e nevojave të bilancit të pagesës, që dalin nga paraqitja e KOVID-19, shkruan TV21, transmeton Portalb.mk.

Informatën, sipas së cilës FMN-ja pozitivisht iu përgjigj kërkesës së vendit tonë që t’i miratohet Instrumenti, Qeveria e miratoi në seancën e sotme.

Me këtë rast, Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave, që në bashkëpunim me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut të dërgojnë letër me dedikim deri te FMN-ja për realizimin e këtij aranzhmani./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button