fbpx

Aleanca për Shqiptarët reagoi pas izolimit të Kumanovës për fundjavë

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që Kumanova në futet në izolim gjatë fundjavës, transmeton Portalb.mk.

“Kaosi i krijuar sot në orët e pasdites në Kumanovë, si rezultat i këtyre masave rriti edhe më shumë shqetësimin e qytetarëve. Paniku nuk sjell dobi dhe kjo formë e menaxhimit të situatës krijon kontra efekte”, deklarojnë nga ASH-ja.

Aleanca theksoi se sot në orës e pasdites u anashkaluar distance ndërmjet qytetarëve duke vrapuar për të siguruar gjërat elementare për fundjavë.

“Është rezultat i thirrjes ad hock të qeverisë për orë policore që krijoi panik dhe paqartësi te qytetarët”, vlerësojnë nga ASH-ja.

Aleanca apelon deri te qytetarët që të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësorë në luftën kundër virusit korona, ndërsa te organet shtetërore kërkon mos të krijojnë katrahurë.

“Ne kemi kaluar situata shumë të rënda si komb dhe ia kemi dalë si rezultat i solidaritetit. Andaj, pa panik, ju lutemi të gjithë qytetarëve, kini besim dhe bëni durim! Luftën do ta fitojmë ne, mjafton bashkëpunimi, të ruhet qetësia dhe të tregohemi të kujdesshëm. Do ia dalim, durim dhe këmbëngulje“, apelojnë nga ASH-ja.

Gjithashtu, kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski reagoi pas vendimit të Qeverisë së RMV-së për izolimin e Kumanovës për fundjavë. “Numri i qytetarëve pozitiv nga virusi korona në Kumanovë dukshëm po rritet. Vendimi për kufizimin e lëvizjes është i domosdoshëm, duhet të gjithë ta respektojmë, që të parandalohet pandemia”, deklaroi Dimitrievski.

Ndryshe, Venko Filipçe, Ministri i shëndetësisë në konferencën për media në ora 17:00 raportoi për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut në lidhje me virusin korona, duke konfirmuar se nga sonte deri të hënën qyteti i Kumanovës do të jetë në karantinë.

Ministria e Shëndetësisë sot informoi se në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë. Njëri pacient është në moshë 70-vjeçare nga Kumanova i cili nga komorbiditeti ka pasur hipertension dhe dobësi të zemrës, rezultati i tij për virusin korona ende nuk është i gatshëm. Pacienti tjetër është në moshë 68-vjeçare, nga një fshat në rrethinën e Tetovës, i cili ka pasur hipertension arterik.

LEXO: ZYRTARE: Qeveria e RMV-së me masa të reja në lidhje me virusin korona
LEXO: Reagoi kryetari Kumanovës pas vendimit për izolimin e qytetit në fundjavë: Më vjen keq për këtë që po e përjetojmë
LEXO: Filipçe raportoi për zhvillimet e fundit në vend: Kumanova në karantinë, pacienti nga rrethina e Tetovës ndërroi jetë

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close