Premier League nuk vazhdon në fillim të majit

Premier League e Anglisë nuk do të vazhdojë në fillim të majit, ashtu si ishte shpresuar më herët, transmeton Koha.net.

Ky vendim u mor të premten, është bërë e ditur në faqen zyrtare të Premier Leagues. Kështu pezullimi i kampionatit anglez vazhdon deri në një vendim tjetër përkatësisht deri në kohën kur “është e sigurt dhe e përshtatshme për të vazhduar me gara”.

Të premten kanë mbajtur takim aksionarët e Premier Leagues, ndërsa janë marrë vendime për situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit.

Klubet e Premier Leagues në mënyrë unanime janë pajtuar që të konsultojnë lojtarët e tyre për mundësinë që ata të heqin dorë nga 30 për qind e pagës së tyre, për të bërë të mundur funksionimin e klubeve.

Po ashtu 20 klubet e Premier Leagues janë pajtuar që të ndajnë 125 milionë funte për të ndihmuar klubet e kategorive të tjera në këtë kohë të pandemisë. 20 milionë funte klubet e Premier Leagues do t’i ndajnë për Shërbimin Nacional Shëndetësor, komunitetin, familjet dhe grupet vullnetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button