Si duhet institucionet të luftojnë kundër lajmeve të rreme?

2020 solli me vete përhapjen e shpejtë të koronavirusit, sëmundje që e shkakton virusi KOVID-19 i cili, ndërkohë, zbuloi ose nxori në pah disa probleme të tjera më serioze që e mundonin botën, por të cilën shumica prej nesh zgjodhën ta fshihnin nën qilim.

Pasi që virusi e tregoi forcën e tij, keqinformimet u rishfaqën serish dhe po luajnë rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve. Po përhapen gjithnjë e më shumë lajme dhe artikuj të rremë në të cilat po përdoren ngjarje që kanë të bëjnë me virusin si maskë të përsosur.

Disa njerëz, siç ndodh gjithmonë me lajmet e rreme, u kapen në karrem. Por nga ana tjetër, mbase kjo është hera e parë që nga “lindja” e lajmeve të rreme në vitin 2016, publiku dhe institucionet janë ndërgjegjësuar për kërcënimin. Disa institucione madje kanë reaguar publikisht, duke u përpjekur ta mbajnë mendimin publik të sigurt dhe larg lajmeve të rreme për virusin.

Zyrtarët në Maqedoninë e Veriut kah mesi i marsit njoftuan se të gjithë që do të shpërndajnë lajme të rreme, informacione të paverifikuara ose gjysmë të vërteta të tjera që lidhen me koronavirusin do të dënohen. Edhe mediat u paralajmëruan se do të ketë dënime për informacion të rremë dhe të pa verifikuara.

Megjithëse kjo masa duhet të konsiderohet pozitive, mund të shtrohet pyetja për modalitetet funksionale të aktiviteteve të tilla. Çka do të bënin qeveria dhe autoritetet për të identifikuar, gjurmuar dhe ndëshkuar ata që publikojnë lajme të rreme në këtë periudhë emergjence? Përveç kësaj, a është e mundur luftë kundër lajmeve të rreme?

Në Kosovë, ministria e shëndetësisë dhe policia vepruan shpejt pasi filluan të dërgohen SMS mesazhe në të cilat thuhej se personi i cili e kishte pranuar mesazhin ishte zgjedhur për t’u testuar për koronavirus dhe duhet të vizitonte klinikën për sëmundje infektive sa më shpejt që ishte e mundur.

Për shkak se SMS mesazhet përmbanin pretendim të rremë se ishin dërguar nga Ministria e shëndetësisë, autoritetet u përgjigjën shpejt duke kuptuar se mesazhet mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve dhe të shkaktojnë panik. Më 1 Prill, policia njoftoi se personi që dërgonte këto mesazhe ishte identifikuar dhe nën mbikëqyrje, por që ende nuk ishte arrestuar.

Këto lëvizje të autoriteteve në vende të ndryshme ofrojnë prova konkrete se institucionet po veprojnë kundër rrezikut të lajmeve të rreme, ndërsa në të kaluarën ky është parë më shumë si një problem për tu trajtuar nga mediat sociale dhe interneti.

Kur bëhet fjalë për problemin e dezinformatave, ekspertë për këtë çështje, gazetarë, madje edhe politikanë, shpesh e kanë dhënë ekspertizën dhe mendimet e tyre se cila duhet të jetë qasja e luftës kundër lajmeve të rreme.

Shumë njerëz gjejnë mënyrën më të lehtë për të trajtuar dezinformatat përmes përdorimit të teknologjisë. Edhe pse teknologjia konsiderohet si “përgjegjëse” për zgjerimin e këtij problemi, teknologji të caktuara, siç është inteligjenca artificiale, konsiderohen mjete të përshtatshme për t’u përballur me lajmet e rreme.

Facebook, kompania më e madhe në botë e mediave sociale, shpesh është forca kryesore që qëndron pas lajmeve të rreme. Kjo për shkak të faktit të thjeshtë që ata që merren me fushata të dezinformimit ose ndajnë lajme të rreme individualisht, e përdorin Facebook shumë më tepër se çdo media tjetër sociale.

“Me miliarda artikuj të përdoruesve, Facebook e kuptoi se kontrolli manual i fakteve nuk do të bënte mirë në zgjidhjen e problemit të lajmeve të rreme. Ata iu drejtuan inteligjencës artificiale për të zgjidhur këtë problem. Inteligjenca artificiale përdoret për të gjetur fjalë dhe madje edhe forma fjalësh që mund të hedhin dritë mbi lajmet e rreme “, shkruan Maruti Tekkabs, një kompani softuerësh në Indi.

“Kjo për shkak se inteligjenca artificiale mëson sjelljet, mbase përmes ndonjë modeli për njohje”.

Por të tjerët argumentojnë se kjo betejë duhet të luftohet edhe në fronte tjera.

Qysh në vitin 2017, Darrel Uest nga “Qendra për teknologji dhe inovacione” ka shkruar se qeveritë duhet të investojnë më shumë në promovimin e shkrim-leximit mediatik dhe praktika të forta gazetareske në shoqëritë e tyre, në mënyrë që të shtypin dhe zvogëlojnë efektet e lajmeve të rreme.

“Fundja, individët duhet të ndjekin burime të ndryshme të lajmeve dhe të jenë skeptikë ndaj asaj që lexojnë dhe shohin,” tha ai.

Në thelb, lajmet e rreme janë krijuar për të shkatërruar besimin e lexuesit në informacion në një kohë kur jemi duke parë një rritje të vazhdueshme të numrit të informacionit.

Sidoqoftë, do të jetë interesante të shihet se si institucionet përkatëse do të përballen me lajmet e rreme dhe me këtë problem kur të ndodhë kriza tjetër botërore – si në këtë rast koronavirusi.

Autor: Arian Lumezi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button