Angellovska-Bezhovska: Presim të lehtësohen kushtet financiare për qytetarët dhe ekonominë

Presim të vijë drejt lehtësimit të kushteve financiare për qytetarët dhe për sektorin korporativ. Pikërisht ky ishte qëllimi i ndryshimeve të rregullativës për punën e bankave, të cilat i sollëm, theksoi guvernatorja Anita Angellovska – Bezhovska në edicionin e djeshëm të emisionit “Klik plus” në TV 21.

Ajo theksoi se janë bërë analiza të detajuara para se të vihet drejt zgjidhjes me të cilën njëherësh do të ndihmohet popullata si dhe kompanitë dhe do të ruhet stabiliteti financiar. Theksoi se Banka Popullore i ndjek dhe i analizon ofertat për ndryshimin e kushteve të dakorduara për kreditë të cilat po publikohen këtyre ditëve.

Angellovska-Bezhoska u përqendrua edhe në rritjen kreditore, e cila në dy muajt e parë të këtij viti është solide dhe është rreth 7 për qind, me ç’rast vazhdon trendi i fokusimit më të madh drejt amvisërive me shkallë rritjeje prej rreth 11 për qind. Rritja e depozituar gjithashtu është duke u rritur dhe mesatarisht është rreth 8 për qind.

“Që këtu, lëvizjet deri më tani janë solide, megjithatë, sfida është para nesh. Të gjithë jemi duke u ballafaquar me goditje të madhe e cila është e natyrës joekonomike. Duke e pasur parasysh këtë, është reale të pritet ngadalësimi i aktivitetit kreditor ndërsa si rrjedhojë e kësaj e atij depozitar gjatë periudhës së ardhshme të këtij viti”, thotë guvernatorja.

Banka Botërore, siç u kumtua, tashmë në mënyrë aktive punon në ciklin e ri të projeksioneve makroekonomike. Angellovska-Bezhoska paralajmëroi se do të bëhet revizion i pritshmërive për gjendjet ekonomike duke e pasur parasysh se me të dhënat e fundit, por edhe kushtet dhe pasigurinë që e imponon kriza globale me koronavirusin. Siç theksoi, sipas institucioneve ndërkombëtare financiare, tashmë pritet ngadalësim më i rëndësishëm edhe i aktivitetit ekonomik në korniza globale, përfshirë edhe Bashkimin Evropian, ndërsa me atë edhe në ekonominë gjermane ku është e koncentruar një pjesë e madhe e eksportit tonë.

Guvernatorja theksoi se të dhënat më të reja për borxhin e jashtëm çojnë në konstatimin se jemi në zonën e vendeve me detyrim mesatar. Vetëm një prej standardeve ndërkombëtare çon në tejkalimin e nivelit mesatar të detyrimit, ndërsa të gjithë treguesit e tjerë tregojnë se borxhi i jashtëm është në zonën e sigurt në niveli të ulët deri në mesatar të detyrimit. Borxhi i jashtëm i përgjithshëm, bashkë me fundin e vitit 2019 është 72,2 për qind të BPV-së, që është nivel më i ulët në krahasim me mesataren prej dy-tre viteve të fundit kur ai ka gravituar rreth 74 për qind të BPV-së, theksoi Angellovska-Bezhovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button