RMV, Zaev: Nuk guxon të preket fondi privat pensional

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike propozimin e opozitës që, mjetet që paguhen në shtyllën e dytë të fondit pensional privat, me urdhëresë të qeverisë, të dedikohen dhe të paguhet fondi pensional shëndetësor. Ai mbrëmë në intervistë për Kanal 5, tha se nuk guxon që të preken ato, sepse ato janë paratë personale të qytetarëve, njofton NOVA, transmeton Portalb.mk.

“Nuk duhet të preket fondi i dytë pensional, ato janë para të qytetarëve, ne jemi vend evropian dhe kemi vlera evropiane, nëse i prekim ato para të qytetarëve atëherë t’ua marrim edhe pronarëve, t’ua marrim të gjithëve. Nuk do guxojmë t’ia lejojmë vetes këtë”, tha Zaev.

Ai theksoi se, në këtë situatë të vështirë pronarët dhe biznesmenët duhet të japin më shumë, por e gjithë ajo duhet të jetë në bazë të vlerave, ligjeve, pasi siç tha Zaev,  “ne jemi demokraci dhe shoqëri e lirë”.

Ndërkohë, në seancën e fundit Qevera e MAqedonisë së Veriut, ka miratuar rekomandime të reja për të parandaluar shpenzimet joefektive në këtë periudhë të jashtëzakonshme.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button