Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni ka siguruar donacion 100.000 dollarë për familjet rome

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni ka siguruar donacion prej 100.000 dollarëve për familjet rome të cilat janë të prekur direkt në aspektin social dhe ekonomik nga kriza shëndetësore, njofton Portalb.mk.

“Në kushte të gjendjes së pasigurt dhe të rrezikshme në të cilën gjendet shëndeti jonë publik, nevoja për mbrojtje të qytetarëve të ndjeshëm është e madhe. Për këtë qëllim, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut, por edhe me gjashtë organizata civile të cilat janë aktive dhe të njohura në komunitetet rome, kemi siguruar donacion për pako ushqimore dhe mjete higjienike të cilat në ditët ky[e që vijojnë do të shpërndahen te familjet në nevojë”, thonë nga FShH – Maqedoni.

Me këtë donacion, thonë nga Fondacioni, do t’u sigurohet ndihmë rreth 10.000 qytetarëve, gjegjësisht 2.000 familjeve rome, të cilët jetojnë në Shuto Orizare, Gostivar, Manastir, Prilep, Kumanovë, Dellçevë, Vinicë, Pehçevë dhe fshatin Cërnik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button