Kurti: Reciprociteti ka qenë premtim yni elektoral dhe pjesë e marrëveshjes me LDK-në
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i marrë dje për masë reciprociteti ndaj Serbisë ka qenë premtim elektoral dhe më pas pjesë e marrëveshjes së koalicionit me LDK-në.
“Dje, kam nënshkruar vendimin për heqjen e plotë të tarifës 100 përqind për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe implementimin e masës së reciprocitetit me Serbinë”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Klan Kosova.
“Ka qenë pretim yni elektoral; pjesë e marrëveshjes së koalicionit tonë dhe tash pjesë e programit tonë qeverisës”.
“Reciprocitet, sepse barazi”.