Vazhdon loja shpërblyese TVSH-ja Ime

Në kuadër të projekti të Ministrisë së Financave që ka për qëllim kthimin e 15% të TVSH-së deri te qytetarët, do të kthehen 5.59 milionë euro (344 milionë denarë) si rezultat i fiskaleve të skanuara gjatë tremujorshit të parë të vitit 2020-të, transmeton Portalb.mk.

Pagesa për qytetarët do të fillojë në muajin maj.

Gjatë këtij tremujorshit janë skanuar 49,946,278 llogari fiskale, përmes së cilave janë qarkulluar rreth 22 miliardë denarë, me TVSH rreth 2.2 miliardë denarë.

Ndërkohë, çdo ditë tërhiqen nga 10 shpërblime në kuadër të #Shpërblimi Im, që është pjesë e projektit TVSH-ja Ime.

Ndryshe, javën e kaluar u shpall fituesi i çmimit prej 3 milionë denarëve, Dejan Petkov nga Shtipi. Më së shumti llogari fiskale gjatë ditës janë skanuar më 6 mars edhe atë 717 mijë llogari, gjatë së cilës është realizuar qarkullim prej 304 milionë denarë, për të cilat është paguar TVSH prej 32.5 milionë denarë. Për llogaritë e skanuara qytetarët do të marrin 878 mijë denarë.

Me propozimin e Ministrisë së Financave, nisi organizimi i lojës shpërblyese ”TVSH-ja ime, shpërblimi im”. Siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, realizimi i lojës shpërblyese bëhet me qëllim të forcimit e mëtutjeshëm të disiplinës fiskale, ndërgjegjësimin e qytetarëve për kërkimin e detyrueshëm dhe marrjen e llogarive fiskale.

Masa, do të gjenerojë të ardhura shtesë për qytetarët, ndërsa do të drejtohet nga Lotaria Shtetërore e RMV-së, si një kompani e autorizuar tregtare në pronësi të plotë të shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button