Rrogë minimale dhe kredi plotësuese për sektorin privat për ruajtjen e vendeve të punës dhe likuiditetit

Mbështetje financiare për ndërmarrjet nga sektori privat për pagesën e pagave për të punësuarit e tyre në vlerë prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj, shkurtim i pagave për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar në nivel të pagës minimale dhe formim të fondit solidar në të cilin do të dhurohen mjete për përballje me krizën me koronavirusin, janë një pjesë e pakos së dytë të masave që sot i prezantoi Qeveria për përballje me pasojat që i shkakton koronavirus që u miratuan në mbledhjen e djeshme. Për Realizimin e tyre, sipas vlerësimeve, nevojiten rreth 200 milionë euro.

Masat nuk parashohin shkurtime të pagave të të punësuarve në sektorin publik, por vetëm të pagave të të gjithë funksionarëve të përzgjedhur dhe të emëruar.

Për muajin prill dhe maj do të sigurohet paga minimale edhe për punonjësit sportivë, artistët e pavarur dhe punonjësit mediatik, ndërsa për ata punëtorë të cilët kanë mbetur pa punë do t’u paguhet 50 për qind nga vlera e pagës mesatare. Një pjesë e pakos së masave  janë edhe subvencionim i 50 për qind të kontributeve, si dhe kredi pa interes për kompanitë të siguruara përmes Bankës zhvillimore.

Pezullohet edhe Ligji për përmbarim që do të thotë se përmbaruesit nuk do të mund të ndërmarrin asnjë veprim, ndërsa shtyhet edhe pagesa për qira të shfrytëzuesve të banesave sociale, ndërsa për hua të kompanive do të sillet vendim i veçantë.

Njëra prej masave është edhe ajo që të punësuarit detyrimisht do të duhet ta shfrytëzojnë pjesën e pushimit të vjetër në konkludim me 31 majin, si dhe se ajo që zvogëlohen honorarët autorialë gjegjësisht do të paguhen 50 për qind më pak honorar nga ajo që është nënshkruar në marrëveshje përveç në raste kur honorari autorial është si e ardhur e vetme për qytetarët, njofton MIA.

Kryeministri Oliver Spasovski, i cili i prezantoi masat në Qeveri, tha se për çdo masë do të sillet dekret i veçantë në të cilin hollësisht do të sqarohet gjithçka. Apeloi deri tek qytetarët që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet dhe masat që i sjell Qeveria sepse siç tha së bashku jemi më të fuqishëm, sesa të ndarë.

Lidhur me mbështetjen financiare për kompanitë nga sektori privat për pagesë të rrogave për të punësuarit në vlerë të rrogës minimale prej 14.500 denarëve për muajt prill dhe maj dhe 50 për qind subvencionim të kontributeve për rrogë, kryeministri Spasovski në konferencë për shtyp informoi se do të hapet program i posaçëm qeveritar për mbështetje financiare për punëdhënësit e goditur nga kriza.

“Me masën mbështetet likuiditeti i punëdhënësve nga sektori privat, përkatësisht ulen shpenzimet e tyre për rroga në funksion të mbrojtjes së vendeve të punës dhe të punësuarve në kushte të krizës”, theksoi Spasovski.

Me qëllim të zbatimit të masës do të hapet program qeveritar për mbështetje të punëdhënësve të goditur nga kriza.

Kusht që të shfrytëzohet kjo masë është që kompanitë të mos kenë paguar dividendë, bonuse, shpërblime vjetore dhe shpërblime për sukses afarist dhe të kenë të paktën 30 për qind ulje të të ardhurave në krahasim me mesataren e vitit të kaluar, gjegjësisht mesatarja sezonale për firmat të cilat kryejnë veprimtari sezonale.

“Punëdhënësit që do të marrin mbështetje financiare nga kjo masë kanë për obligim që numrin e njëjtë të të punësuarve që e kanë pasur në momentin e aplikimit ta mbajnë deri në shtator të vitit 2020. Ndihmën e pranuar  financiare nuk do ta kthejnë punëdhënësit që kanë shënuar humbje për vitin 2020. Për të tjerët, kthimi është limituar deri në vlerën prej 50 për qind nga fitimi para llogaritjes së tatimit të dalave”, tha Spasovski.

Kjo masë i përfshin edhe subjektet juridike mediale nga sektori privat nën kushtet e njëjta.

Të gjithë zejtarët, automekanikët, berberët, furrtarët … mund të aplikojnë për mbështetje qeveritare nga pakoja e dytë e masave ekonomike.

Siç tha Spasovski, zejtarët janë përfshirë përmes masës e cila ka të bëjë me subjektet private nga sektori privat, por konkretisht për ta do të rregullohet me dekrete të posaçme të cilat do të miratohen këto ditë.

Nga pakoja e dytë e masave ekonomike të Qeverisë nuk është përjashtuar askush, theksoi Spasovski, veçanërisht firmat mikro dhe të vogla. Do të bëhet gjithçka – që sa më shumë persona të mbeten në punë. Më së shumti do t’i ndihmohet atij që ka më pak.

Duke i sqaruar masat, Spasovski theksoi se plotësisht tetë milionë euro shtesë janë siguruar përmes Bankës zhvillimore për mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për kapital qarkullues dhe rreth 50 milionë euro për mbrojtje të likuiditetit të ndërmarrjeve.

“Banka zhvillimore përveç 5,7 milionë eurove, do të lëshojë edhe tetë milionë euro shtesë kredi pa interes për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat mund t’i përdorin në varësi të numrit të të punësuarve. Shuma maksimale, që do të  aprovohet nuk do të jetë më e lartë se 5,535 milionë denarë ose 90 mijë euro, ndërsa vlera minimale më e ulët se 184,000 denarë ose 3,000 euro”, tha Spasovski.

Kreditë do të aprovohen me një periudhë shlyerjeje deri në tre vjet me grejs periudhë prej 12 muajve dhe kanë për qëllim kapitalin qarkullues. Shlyerja, siç tha kryeministri, do të bëhet në pagesa tremujore. Kreditë janë pa interes dhe pa shpenzime administrative, ndërsa do të sigurohen me një kambial të vlerësuar nga një prej shfrytëzuesve të kredisë në formën e një akti noterial me një klauzolë ekzekutive.

Kryeministri shtoi se rreth 50 milionë euro nga Banka e zhvillimit e Maqedonisë së Veriut do të vendosen përmes bankave komerciale për mbrojtje të likuiditetit të kompanive.

Mjetet, siç shpjegoi ai, sigurohen në kuadër të marrëveshjes aktuale që Banka zhvillimore e ka me Bankën Evropiane Investuese, gjegjësisht është në gjendje të tërheq një pjesë të përdorur të linjës së kredisë në vlerë prej 50 milionë eurove me normë të ulët interesi.

Banka zhvillimore investon fonde nga kjo linjë krediti, të dedikuat për mbështetje të projekteve të reja, punësimeve të reja, rritje të likuiditetit të ekonomisë dhe rritje të eksportit, i rendit përmes bankave afariste deri te përdoruesit e fundit, gjegjësisht deri te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe kompanitë me kapitalizim të tregut të mesëm.

Me këtë masë, sipas kryeministrit, Banka zhvillimore do të ofrojë normë interesi prej 0 përqindëve për bankat afariste, të cilat do të shkojnë me marzhë më të ulët dhe do të mund të ofrojnë kredi me interes prej rreth 1.5 për qind.

Ndër masat e marra sot, kryeministri përkujtoi Dekretin për lehtësimin e kushteve kontraktuale të kredive nga bankat dhe shtëpitë e kursimeve, të cilat lejojnë që bankat në mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë t’i shtyjnë kreditë pa nënshkruar anekse dhe shkuarje në bankë.

Ai komunikoi se një nga masat i përket zvogëlimit të këstit dhe riprogramimit të kredive të kompanive financiare dhe tek lizing kompanitë. Kjo masë, siç tha ai, parashikon tek personat fizikë të riprogamohen kreditë duke ulur këstin në tre muajt e ardhshëm me 70 për qind të këstit dhe duke zgjatur periudhën e pagimit për të paktën 90 ditë nga skadimi i afatit. Personat juridikë do të vendosin në mënyrë individuale me propozim të volitshmërive më të përshtatshme sipas nevojave të kompanive.

Marrëveshjet e reja për kreditë, konform masave të miratuara, është që të miratohen me grejs periudhë  prej tre muajsh, me normë interesi të paracaktuar prej 51 përqindëve, ulet në 31, ndërsa shpenzimet tjera që i paguajnë kufizohen në 20 për qind të kredisë së aprovuar. 

Pakoja e dytë që u prezantua dje në Qeveri është miratuar në konsultim me anëtarët e Këshillit ekonomik dhe përmes bisedave me komunitetin afarist përmes odave ekonomike, komunitetit akademik dhe afaristët nga sektori real.

Presaidenti i shtetit, Stevo Pendarovski pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Sigurisë tha se do të nevojiten një seri masash dhe vendimesh përgjegjëse me qëllim që të ulen sa më shumë dëmet për ekonominë nacionale. Për atë qëllim nevojitet mobilizim edhe i të gjitha kapaciteteve në shtet dhe animi drejt masave më radikale.

“Jemi dëshmitarë që edhe vendet më të zhvilluara përballen me një sfidë të madhe në këtë segment. Në këtë kuptim,na pret një periudhë e vështirë, në të cilën do të nevojiten një seri masash dhe vendimesh të përgjegjshme në mënyrë që të ulet sa më shumë që është e mundur dëmi për ekonominë kombëtare. Për atë qëllim, është e nevojshme të mobilizohen të gjitha kapacitetet ekonomike në vend dhe të evitohen masat më radikale vetëm në nevojën e skajshme dhe për një periudhë të caktuar kohe”, tha kreu i shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button