Pjesa më e madhe e bankave do ta prolongojnë pagesën e obligimeve kreditore deri në 6 muaj

Pjesa më e madhe e bankave në Maqedoni, duke i përfshirë bankat e mëdha, kanë arritur marrëveshje nëpërmjet ofertave të tyre të mundësojnë prolongim të pagesës së obligimeve kreditore për 6 muaj për shfrytëzuesit e kredive – persona fizik, më së voni deri më 30 shtator të vitit 2020, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Asociacioni bankar i Maqedonisë (ABM)” e informon publikun që në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për metodologjinë për menaxhim me rrezikun kreditor, të cilat i miratoi Këshilli i  Bankës Popullore dhe me Urdhëresën e miratuar me fuqi ligjore, për mënyrën e ndryshimit të kushteve kontraktuese të ekspozimeve kreditore te bankat dhe kursimoret, që ka hyrë në fuqi më 27.3.2020, anëtaret tona, tashmë kanë filluar me shpallje publike për ndryshim të kushteve kontraktuese të cilat do t’u ofrohen shfrytëzuesve të produkteve kreditore në rrethanat e sapokrijuara të shkaktuara nga përhapja e virusit KOVID 19”, thuhet në komunikatën e Asociacionit bankar të Maqedonisë.

Nga asociacioni theksojnë se këto masa që përfshijnë prolongim të pagesës së kredive janë të dedikuara për ata persona fizik; dhe kompani të cilat me të vërtetë nuk janë në gjendje në këtë periudhë të vazhdojnë me plotësimin e obligimeve të tyre ndaj bankave dhe kursimoreve dhe kreditorë tjerë për shkak të ndërprerjes së punës së kompanive, humbjes së vendeve të punës, zvogëlim të pagave etj.

“Të gjithë ata që kanë mundësi të vazhdojnë të paguajnë, ta bëjnë atë. Në atë mënyrë do të demonstrojnë solidaritet me ata të cilëve realisht u nevojitet ndihma gjatë korona-krizës”, apelojnë nga Asociacioni bankar i Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button