MSh: Testimin për virus korona e cakton mjeku amë dhe sipas protokollit e ndjekë mjekimin e pacientit

Ministria e Shëndetësisë informon se çdo mjek amë i cili nëpërmjet “Terminit tim” do t’i caktojë pacientit të tij testim për virusin korona do t’i marrë rezultatet e pacientit dhe nëse pacientit i caktohet mjekim shtëpiak saktë do t’i dijë udhëzimet për ndjekjen e tyre, njofton Portalb.mk.

“Për pacient në mjekim shtëpiak, mjeku amë vepron pas protokollit të konstatuar dhe miratuar paraprak të kolegjiumit profesional të Klinikës për Sëmundje Infektive. Në pajtueshmëri me të njëjtin, mjeki ka për obligim që ta kontaktojë pacientin dy herë në ditë, ta njoftojë sistemin “Termini im”, i cili më pas në formë të raportit elektronik do ta dërgojë në Ministrinë Shëndetësisë dhe Klinikën për Sëmundje Infektive”, thonë nga Ministria.

Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë i ka kyçur 1.200 mjekë amë në sistemin e detektimit dhe ndjekjes së pacientëve me virusin korona.

Qytetarët që kanë simptoma tipike për COVID 19, si temperatura, ethe, të kolla, frymëmarrje të rënduar, duhet që të paraqiten nëpërmjet telefonit te mjeku amë, dhe jo të shkojnë në ordinancë. Mjekët amë nëpërmjet anketës epidemiologjike duhet që të konstatojnë nëse i njëjti do të duhet të testohet. Testimin do ta caktojë mjeku amë, nëpërmjet sistemit “Termini im” me kohë dhe vend të saktë për testim.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button