Alternativa kërkoi nga EVN-ja të bëjë lehtësime për shkak të krizës

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i ka drejtuar sot një letër kryetar i Këshillit Drejtues të “EVN Maqedoni”, Shtefan Peter, që – për shkak të gjendjen së krijuar nga pandemia – edhe kompania e shpërndarjes së rrymës elektrike (EVN) të mundësojë lehtësime, që qytetarët të mund ta përballojnë këtë krizë.  

“Për këtë qëllim, ai ka kërkuar nga EVN-ja që gjatë kohës së krizës askush të mos shkyçet nga rryma elektrike vetëm për arsye se nuk ka arritur t’i përmbushë detyrimet ndaj kompanisë EVN, që rryma elektrike të llogaritet vetëm me tarifën e lirë, pastaj ka kërkuar që të hiqet tarifa industriale për bizneset private, por edhe që faturat e muajve të krizës të mos afatizohen fiks dhe ashtu të krijohen pasoja kamatore, si edhe mundësi që faturat e muajve mars, prill dhe maj të mund të paguhen me këste. Kryetari Gashi i ka kërkuar EVN-së që për rastet më të rënda sociale të mundësojë edhe një sasi të rrymës falas”, thonë nga Alternativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button