MPB prej sot do t’i dorëzojë kartat e identitetit dhe patentë shoferët në adresën shtëpiake

Kartat e identitetit dhe patentë shoferët prej sot do të ketë mundësi të dorëzohen në adresën shtëpiake të qytetarëve. Kjo nuk vlen edhe për pasaportat për të cilat duhet të vendoset gjurma e gishtit gjatë marrjes së dokumentit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev paralajmëroi se prej sot do të ndryshohet rregullorja që të mund të mundësohet ky shërbim.

Ai të shtunën në konferencë për shtyp informoi se janë dhënë udhëzime specifike në Departamentin për çështje administrative se si të sillen në situatë me koronavirusin gjegjësisht të respektohet distanca e duhur kur qytetarët parashtrojnë kërkesë për dokumente. Janë dhënë edhe udhëzimet specifike për dezinfektimin e pajisjeve ku qytetarëve ua marrin gjurmën e gishtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button