Këshilli ekonomik i Qeverisë së RMV-së mbajti mbledhjen e dytë për përmbylljen e pakos me masa

Oliver Spasovski, kryeministri i RMV-së sot udhëhoqi mbledhjen e dytë të Këshillit ekonomik që analizoi masat që duhet të përfshihen në paketën e masave të Qeverisë së RMV-së për menaxhimin e pasojave ekonomike me të cilat do të përballet vendi si pasojë e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Anëtarët e Këshillit ekonomik, ku marrin pjesë përfaqësues nga Akademia, komuniteti universitar, afarist, odat ekonomike dhe opozita, i kanë dhënë propozimet, udhëzimet dhe rekomandimet e reja për pako më efikase për parandalimin e pasojave të dëmshme në sektorin ekonomik e financiari dhe në standardin e qytetarëve”, raportojnë nga Qeveria.

Në mbledhje morën pjesë edhe zv.kryeministri Bujar Osmani, ministrja e financave Nina Angelovska, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i bujqësisë Trajan Dimkovski, ministri i transportit Goran Sugareski, ministri i ekologjisë Naser Nuredini, zv.ministrja teknike e financave Gordana Dimitrevska Koçovska dhe guvernatorja e Bankës popullore Anita Angellovska-Bezhoska.

Udhëheqësi i Komisionit, kryeministri Spasovski mirëpriti propozimet si dhe u shpreh i hapur edhe për propozimet e reja për pakon e masave që do të miratohen ne seancën e radhës.

Ndryshe, lideri i partisë në pushtet, Zoran Zaev është i bindur se zgjidhja më e mirë për tejkalimin e situatës është të ulet rroga e punonjësve shtetëror në rrogë minimale, derisa një propozim i tillë kundërshtohet nga Hristijan Mickoski, lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE.

LEXO: Zaevi dhe Mickoski vazhdojnë debatin për masat ekonomike, derisa në Kosovë tashmë janë publikuar
LEXO: Zaev: Në buxhet do të mungojnë 1,3 miliardë euro, ngarkesën ta mbajmë të gjithë
LEXO: Mickoski kundër masave të propozuar nga Zaevi, funksionarët shtetëror të heqin dorë nga pagat e tyre
LEXO: Zaev: Pagë minimale për kryeministrin, administratën dhe gjykatësit, për qytetarët dhe firmat mbështetje financiare
LEXO: Zaev: Do të zhvendoset pagesa e kësteve dhe kredisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button