“Anima Mundi” kërkon që gjatë orës policore të lejohet shëtitja e kafshëve shtëpiake

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” kërkoi riprecizim të përjashtimeve gjatë kohës së ndalesës për lëvizje në RMV, gjegjësisht orës policore, njofton Portalb.mk.

Ata thonë se personat që kanë kafshë shtëpiake dhe duhet që t’i nxjerrin jashtë shtëpisë, të kenë mundësi atë ta bëjnë edhe pas orës 21:00, për shkak të nevojave fiziologjike të kafshëve.

“Shumë qytetarë më të moshuar, të cilët shpesh jetojnë vetë, kanë kafshë shtëpiake, të cilët për shkak të kryerjes së nevojave fiziologjike duhet që të shëtisin disa herë gjatë ditës, jo vetëm në mëngjes, por ndonjëherë edhe më vonë se në ora 21:00”, thonë nga “Anima Mundi” dhe shtojnë se kërkesa është dorëzuar deri te Qeveria dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, të cilët ende nuk janë përgjigjur ndaj të njëjtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button