RMV, Dimitrov: Liderët evropian konfirmuan vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, liderët evropian dje në mbrëmje kanë konfirmuar vendimin e ministrave për hapje të negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut, njofton Fokus, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, nëpërmjet një tweet-i, ka thënë se janë të kënaqur nga konfirmimi i vendimit për hapje të negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me çka është realizuar një nga prioritetet e kryesimi kroat. Sipas tij, ajo tregon se BE mbetet e orientuar drejt prioriteteve të saja edhe në rrethana të rënda.

“Anëtarët e Këshillit të BE-së kanë miratuar konkluzat e Këshillit që të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo hap faqe të re në rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërsië dhe paraqet vendim historik për to, për BE-në dhe për kryesimin kroat, sepse është arritur njëra nga qëllimet tona kryesore”, ka shkruar në Twitter kryeministri kroat, Plenkoviq.

Shefat e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian mbrëmë kanë konfirmuar vendimin e miratuar të martën për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Liderët e BE-së mbledhjen e mbrëmshme e kanë mbajtur përmes video konferencës për shkak të kanosjes nga përhapja e virusit korona, që ishte edhe tema kryesore e takimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button