RMV, virusi korona do të ndikojë në shkëmbimin tregtar

Pandemia globale e virusit korona sigurisht do të pasqyrohet në shkëmbimin tregtar për Maqedoninë me partnerët e tij më të mëdhenj, thonë biznesmenët. Me vendet më të goditura si Gjermania, Kina dhe Italia, tradicionalisht realizohet importi dhe eksporti më i madh i mallrave, shkruan REL, përcjell Portalb.mk.

Vëllim më të madh të shkëmbimit tregtar Maqedonia e realizon me shtetet më të goditura nga virusi korona. Gjermania, Britania e Madhe dhe Kina janë të parat në listë, pastaj vijojnë fqinjët Serbia, Greqia dhe Bullgaria, ndërsa në vendin e shtatë është Italia, e cila ka më shumë të infektuar nga virusi korona në Evropë.

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës janë për janar, me çka vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga shteti arriti pothuajse 460 mijë euro, ndërsa vlera e mallit të importur mbi 570 mijë euro. Por, nuk ka akoma numri për muajin e ardhshëm shkurt, kur sëmundja mori hov edhe në Evropë.

“Pandemia globale e virusit korona sigurisht do të pasqyrohet në shkëmbimin e ndërsjellë tregtar të Maqedonisë me partnerët e saj më të madh nga arsyeja e thjeshtë që ato në mënyrë të konsiderueshme janë të goditur nga epidemia. Është e pamundur që momentalisht të jepet një përqindje e saktë kur sa dhe si. Gjithçka varet nga ajo se sa gjatë do të zgjas pandemia te ne dhe tek ata, me çfarë intensiteti do të jetë etj. Megjithatë, është e sigurte se do të hyjmë në një situatë të krizës, në recesion”, thotë biznesmeni, Mirçe Çekregji.

Kryetari i konfederatës së biznesit, Mile Boshkov thotë se kompanitë e Maqedonisë së Veriut do të duhet të mendojnë se si t’i përvetësojnë konsumatorët vendor, të rrisin prodhimtarinë, paketimin dhe brendimin që produktet e tyre të jenë më të arritshme dhe më afër standardeve evropiane.

“Vlerësojmë se kjo në njëfarë mënyre riorganizohet apo rifillohet në vetëdijen ekonomike të Maqedonisë së Veriut, por jo edhe në vetëdijen e konsumatorëve dhe duke i dhënë kuptim asaj që kemi si produkte, shërbime dhe kapacitete etj. Gjithkush në rrethin e tij, por gjithashtu do të duhet të më mirë në mënyrë organizative, të ofroj zgjidhje, të jetë inovativ. Dhe kjo është shanse për produkte të reja, ide, aktivitete dhe iniciativa”, thotë Boshkov.

Sipas tij, nga situata e re e krijuar, kompanitë mund të dëmtohen apo të dalin fitimtar, por Boshkov vlerëson se ka kohë të mjaftueshme për riorganizim.

Transporti, së bashku me turizmin dhe hotelerinë është ndër sektorët më të goditur. Qeveria paralajmëroi kredi pa kamatë nga 3000 deri në 30.000 euro. Por, sipas Çekregji, masa të veçanta duhet për çdo fushë.

“Transporti fillimisht duhet të normalizohet në periudhë sa më të shkurt. Do të thotë, me ndihmë të Qeverisë, transportet e tona të përshtaten me kushtet që ka dhënë BE si si të zhvillohet dhe çka është e nevojshme të bëhet që të ketë transport të pandërprerë. Qa sa ndjekim tani, qëndrimi i gjithë BE-së dhe vendeve në Evropë është se shkëmbimi dhe transporti i mallrave duhet të zhvillohet në mënyrë të pandërprera. Qeveria duhet të bëjë një set special të masave për transportierët, t’u ndihmoj dhe ata do të tregojnë çfarë u duhet”, vlerëson ai.

Çekergji shtoi se për kompanitë e tjera do të jetë një ndihmë e madhe anulimi i pagesave të kredisë. Ministrja e Financave, Nina Angellovska, përveç 12 milionë euro për kredi, ka paralajmëruar edhe borxh prej 600 milionë euro për likuidimin e buxhetit dhe ndihmë për ekonominë dhe qytetarët.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button