Për një ditë 365 raste të vdekjes nga koronavirusi në Francë, gjithsej 1.696 viktima

Sipas autoriteteve shëndetësore franceze në 24 orët e fundit janë regjistruar 365 raste të reja të vdekjes nga Kovid-19, me çka numri i viktimave u rrit në 1.969 që prej fillimit të epidemisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i përgjithshëm për shëndetësi, Zherom Salomon kumtoi se mes viktimave ndodhet edhe një person i ri i moshës 16 vjeçare në rajonin e Parisit. Në 576 spitalet franceze janë hospitalizuar 13.904 persona, prej të cilëve 3375 janë në gjendje serioze dhe janë në kujdes intensiv. Më të goditur nga koronavirusi janë Grand-Est, Franca e Epërme, BurgonjFransh-Kompte dhe Rajonin e Parisit.

Lajm i mirë është se 4.984 persona të shëruar dolën nga spitalet. Deri sonte në Francë janë testuar pozitivisht 29.155 raste, por sipas autoriteteve së shpejti do të kalohet në mënyrë tjetër të testimit për ndjekje të adaptuar të epidemisë. Këshilla e vetme që e japin autoritetet është të evitohet çdo lëvizje e panevojshme dhe dalje jashtë si dhe respektim i masave të rekomanduara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button