Meghan Markle merr pjesë në një shfaqje të Disney-t? Ky është roli që do të luajë

Dukesha e Sussex u konfirmua sot si narratorja e shfaqjes më të re të Disney+, Elephant, pasi bashkëshorti i saj u filmua duke e sugjeruar atë për një punë në premierën e ‘Lion King’, vitin e kaluar, shkruan revista Class.

Kanali Disneynature bëri njoftimin në Twitter, duke shkruar: “Elefanti” i Disneynature, një film origjinal i transmetuar nga Meghan, Dukesha e Sussex, fillon transmetimin më 3 prill, vetëm në #DisneyPlus.”

Në videon e vitit të kaluar, Duka, në atë kohë 35 vjeç, tregoi interesin e Megan-it për t’u përfshirë në një projekt të Bob Iger-it, shefit të Disney-t. Ai i tha Iger-it: “A e dini se ajo mund të ndryshojë zërin?”

Z.Iger, i befasuar, përgjigjet: “Ah, nuk e dija këtë!”. Në atë moment Harry i tregon se Meghan ishte vërtet e interesuar. Dhe përgjigja e tij ishte: “ Ne do donim ta provonim. Kjo është një ide e shkëlqyer!”

Filmi i ri i Disney-t do të ndjekë një familje elefantësh dhe udhëtimin e tyre nëpër shkretëtirën e Kalaharit, në Afrikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button