Nadali u bën thirrje sportistëve spanjollë që të mbledhin 11 milionë euro

Ylli i tenisit, Rafael Nadal u ka bërë thirrje sportistëve të Spanjës që të ndihmojnë të mblidhen 11 milionë euro për të ndihmuar në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit, transmeton Koha.net.

Spanja është një prej vendeve më të goditura nga koronavirusi. 56 mijë persona janë prekur nga koronavirusi, ndërsa parlamenti ka votuar për të vazhduar mbylljen e vendit të paktën deri më 12 prill, pasi numri i të vdekurve arriti në 4000 të enjten.

Nadal ka thënë se ka folur me yllin e NBA-së, Pau Gasol për atë se si mund të ndihmojnë dhe kanë dalë me iniciativën për të mbështetur Kryqin e Kuq me pajisje mbrojtëse dhe infrastrukturë.

“Ne kemi konkluduar që tani është koha për iniciativën që shpresojmë se do t’i bëjë bashkë sportistët e Spanjës në shenjë solidariteti dhe si shembull i mirë i unitetit. Objektivi është i qartë, të mbledhim 11 milionë euro për të ndihmuar 1,35 milionë njerëz. Besojmë se gjithë sportistët do të ndihmojnë. Pau dhe unë tashmë kemi bërë donacionet tona dhe ne besojmë se edhe ju do të jepni kontributin për fitoren tonë më të mirë”, ka thënë Nadal.

Kampanjat në luftën kundër koronavirusit tashmë i kanë përkrahur emra të njohur të sportit si Roger Federer, Lionel Messi, Pep Guardiola, Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos e shumë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button