Virusi korona, Filipçe: Prej javës së ardhshme do të marrim 500 mijë maska dhe 20 mijë teste

Prej javës së ardhshme do të kemi ekipe mobile për testim për virusin korona nëpër qytete që vlerësojmë se duhet që të aplikohet. Një prej atyre qyteteve është Kumanova, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se në javën e ardhshme do të merret edhe donacion prej 500 mijë maskave dhe 20 mijë testeve, njofton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë paraprakisht informoi se janë regjistruar 24 raste të reja me virusin korona në Maqedoninë e Veriut, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 201.

Sipas qyteteve, 15 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 4 në Kumanovë, 2 në Dibër, 1 në Ohër, 1 në Shtip dhe 1 në Tetovë.

Sipas vendit të jetesës, deri më tani raste me virusi korona janë regjistruar në:

  • Shkup (123), prej të cilëve 2 kanë vdekur
  • Dibër (43), prej të cilëve 1 ka vdekur
  • Kumanovë (15)
  • Shtip (8)
  • Veles (3)
  • Ohër (2)
  • Kavadar (2)
  • Prilep (2)
  • Gostivar (1)
  • Tetovë (1)

Nga Klinika Infektive informojnë se janë regjistruar dy pacientë të cilët në testet kontrolluese për virusin korona kanë dalë negativ. Ministria thotë se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Me këtë, në RMV gjithsej 3 pacientë janë shëruar dhe 3 kanë ndërruar jetë.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button