Turqia ndaloi eksportin e respiratorëve pa leje nga shteti

Turqia, nxori një dekret përmes të cilit u kërkon kompanive që të marrin leje nga shtetit nëse dëshirojnë të eksportojnë respiratorë mjekësorë dhe pajisje tjera. Qëllimi i kësaj mase është plotësimi i kërkesës në tregun e brendshëm, derisa numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend po rritet, njofton REL, përcjell Portalb.mk.

Në Turqi, 59 njerëz vdiqën gjatë dy javëve të fundit dhe 2.433 u infektuan me koronavirusin e ri.

Dekreti thotë se kompanitë do të kenë nevojë për leje të veçantë për të eksportuar respiratorë dhe pajisje tjera mjekësore.

Ankaraja më parë ka njoftuar se do të ndalojë eksportimin e maskave mbrojtëse.

Turqia ka ndërmarrë një numër masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë një shtetrrethim të pjesshëm për qytetarë të moshuar, mbylljen e shkollave, restoraneve dhe bareve, si ka ka ndaluar lutjet masive dhe ndeshjet sportive.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button