Udhëheqësit amerikanë bien dakord rreth paketës së shpëtimit

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara thanë të mërkurën herët se kanë arritur një marrëveshje mbi një paketë ekonomike të shpëtimit prej 2 trilion dollarësh, për të ndihmuar punëtorët dhe bizneset të përballen me gjendjen e krijuar për shpërthimit të koronavirusit, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk.

Teksti i projekt-ligjit pritet të hidhet për votim në Senat dhe më pas do të dërgohet në Dhomën e Përfaqësuesve.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, tha se projektligji është “larg të qenit u përsosur”, por me përmirësimet që i janë bërë gjatë disa ditë negociatash, do të duhej të miratohej shpejt.

“Ne kemi një marrëveshje dypartiake për paketën më të madhe të shpëtimit në historinë amerikane,” tha zoti Schumer. “Ky nuk është një moment festimi, por domosdoshmërie.”

“Ndihma është rrugës”, tha udhëheqësi i shumicës Mitch McConnell.

Ai e përshkroi masën si një lajm të mirë për mjekët dhe infermierët në të gjithë vendin që kanë nevojë për më shumë fonde dhe pajisje mbrojtëse, siç janë maskat, për t’u kujdesur për pacientët me koronavirus, si dhe për familjet që presin të marrin pagesat, si pjesë e një përpjekje për të “injektuar triliona” dollarë në ekonominë amerikane.

“Në të vërtetë, kjo është një shkallë investimesh si në kohe lufte për kombin tonë”, tha zoti McConnell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button