Selimi tregoi qëndrimin e VV-së karshi deklaratës së Qunit

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi,  e ka komentuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, i cili ka thënë se do të flas me Isa Mustafën, liderin e LDK-së që të mos e prish koalicionin qeverisës, shkruan Klan Kosova, transmeton Portalb.mk.

Selimi deklaroi se Agim Veliu për media tregoi se kjo deklaratë e Qunit nuk është qëndrim i LDK-së por i tij personal, andaj sipas tij i vetmi shans që të ketë një zgjidhje është që të votohet kundër mocioni i mosbesimit.

“Pas kësaj pauze po ndjej obligim ndaj deputëteve dhe opinionit. Që përgjigja e ofertës ose thirrjes së tij për të dalë nga kriza, e çmojmë vullnetin e Qunit për të vazhduar si pjesë e qeverisë Kurti”.

“Gjatë pauzës si grup parlamentar po mendonim se ai na u drejtua që të reflektojmë dhe po diskutonim kur para se të përgjigjeshim,Quni mori përgjgije nga Veliu në media. I cili tha se Antoni Quni s’ka pasur autorizim të thotë diçka të tillë, mocioni duhet të votohet, sot u vërtetua se me Albin Kurtin s’qeveriset vendi”.

“Atëhere kemi vetëm një shans, por nëse doni zgjidhje o për t’i hy kësaj, kemi vetëm një shansë, ta votoni kundër mocionin e mosbesimit”, ka thënë Selimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button