Dimitrov dhe Borel diskutuan për ndihmën e qytetarëve dhe kanalizimin e ndihmës për Ballkanin Perëndimor nga BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nëpërmjet telefonit ka biseduar me përfaqësuesin e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe siguri të BE-së, Zhozep Borel, në dritën e miratimit pozitiv të Këshillit për Çështje të Përgjithshme për fillimin e bisedimeve hyrëse mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, njofton Portalb.mk.

“Të dy kanë shprehur kënaqësi të madhe nga vendimi i ministrave të BE-së të fillojnë bisedimet për hyrje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, veçmas në këto rrethana të rënda. Në këtë kontekst, ata janë pajtuar edhe që ta theksojnë nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zgjidhjen efikase të kësaj sfide globale”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Dimitrov e ka informuar bashkëfolësin për sfidat me të cilat përballet vendi, si për qytetarët në shtëpi, ashtu edhe për ata të cilët janë jashtë vendit.

“Të dy janë marrë vesh për përpjekje maksimale që të dy palët t’i koordinojnë aktivitetet me qëllim që t’u ndihmohet qytetarëve të Evropës dhe të Maqedonisë së Veriut gjatë riatdhesimit,  ashtu edhe gjatë mbrojtjes së tyre në luftën kundër virusit korona”, thuhet në kumtesë.

Është diskutuar konkretisht edhe për ridestinimin e parave evropiane nga programet tjera për Maqedoninë e Veriut dhe ndihmën shtesë për luftë kundër pandemisë.

Përfaqësuesi i lartë Borell e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Maqedonisë që ta aktivizojë mekanizmin e BE-së për mbrojtje civile.

Ndryshe, vendet e BE-së arritën marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendet-anëtare të BE-së arritën marrëveshje politike për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë,kumtoi komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varheji.

LEXO: RMV, vendimi për datën e negociatave, kreu politik në vend jep këto mesazhe
LEXO: Zyrtare: Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat për aderim në Bashkimin Evropian (VIDEO)
LEXO: RMV, Shërbimet inspektuese kanë realizuar 11.358 mbikëqyrje të masave qeveritare
LEXO: Shoqata “Eko Logic” organizon aktivitete joformale edukative në internet
LEXO: RMV, 6 leksione se si të caktoni termin për testim për virusin korona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button