Ajri në Veles është më i pastër, dheu ende helmues

Banorët e Velesit thithin ajër më të pastër viteve të fundit, prej kur është mbyllur ngrohtorja, por ajo nuk është rast edhe me dheun në qytet. Nivelet e kadmiumit, zinkut dhe plumbit në ajër, janë nën vlerat maksimale të lejuara, tregojnë të dhënat nga matjet e bëra nga Instituti për Shëndet Publik në Veles, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Edhe pas dekontaminimit në qytet dhe rrethinë, me mbjelljen e farave të vajit, si fitoremediation me, me analizat laboratorike është vërtetuar se edhe më tej, dheu është i ndotur me metale të rënda.

“Prej kur Ngrohtorja nuk punon në Veles janë kthyer zogjtë. Ajo, përkrah matjeve, është një nga sinjalet se ajri është i mirë. Nivelet testohen çdo ditë dhe nxirren vlerat mesatare dhe ato janë larg nga ato të rrezikut apo kritike”, tha, dr. Snezhana Petrova nga Qendra për Shëndet Publik.

Vlerat e metaleve të vështira në ajër dhe në pluhur në vitet e fundit janë nën kufirin e vlerave që i rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë. Institucioni mat edhe prezencën e tymit dhe dioksid të squfurit në ajër, ndërsa, ndotjen me grimca PM 10 në ajër e ndjek stacioni matës i Ministrisë së Mjedisit Jetësor në Veles.

Para gjashtë viteve, hulumtimet e profesorit Trajçe Stafilov nga Instituti i Kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, kanë konfirmuar se dheu dhe pluhuri në shtëpitë në Veles janë të kontaminuar me metale të rënda. Hulumtimet janë bërë në tri zona, në shtëpitë në Veles, në fshatin Bashino dhe në fshatrat malor jugperëndimor nga Velesi, kanë vërtetuar se hasin në vlera shumë të larta të arsenit, kadmium, plumbi, zinku, indiumi dhe antimonia. Punimi shkencor i publikuar nga AShAM, përmban informata për nivel të lartë të kadmium, i cili në pluhurin shtëpiak kanë qenë 21 miligram në një kilogram, ndërsa koncentratet në trarët e çative, 240 miligram në një kilogram.

“Ekzemplarët janë marrë nga tridhjet shtëpi në Veles, janë analizuar në laboratorët e FSHMN, ndërsa janë vërtetuar në institutin nuklear në Rusi dhe kanë treguar vlera serioze. Përderisa nuk pastrohet mbeturina në Veles, por edhe nga të gjitha pikat e tjera në shtet, ai do të jetë rrezik për shëndetin e njerëzve”, paralajmëron Stafilov.

Pastrimi i kodrës së zezë, mbetja e gjigantit të dikurshëm industrial, në hapësirë prej 33.000 metër në kub, me peshë 1.7 milionë ton nuk ka filluar akoma. Përmbajtja e tij prej rreth 10 % zink, 1% plumb, si dhe metale të tjera të rrezikshme si kadmium, bakër, arsen, talium janë edhe më tej  kërcënim për banorët e këtij qyteti.

Nga shoqata ekologjike “Villa Zora”, janë të bindur se gjendja me dheun nuk do të ndryshoj derisa toka të pastrohet tërësisht.

“Riparimi i sipërfaqeve të ndryshme, brenda dhe në rrethinën e qytetit bëhen më shumë se një dekad. Projekti i fundit “Ta mbrojmë dheun”, i cili ishte financuar nga USAID, filloi vitin 2018, ndërsa vitin e kaluar i kemi pasur edhe rezultatet. Pas dekontaminimit rezultatet e dheut treguar se edhe të bimët e mbjellura edhe në dhe ka akoma prezencë të metaleve të rënda”, tha Nenad Kociq nga “Vila Zora”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button