Si të ruajmë shëndetin mental gjatë kësaj periudhe, flet psikologja Adelina Rashidi

Në situata si kjo e pandemisë korona, është shumë normale të përjetoni ankth apo të keni mendime negative, andaj mos hezitoni të i shprehni këto ndjenja me të afërmit tuaj, lëni të shkojnë, mos i ndrydhni të njëjtat, këto janë disa nga sugjerimet e psikologes Adelina Rashidi për formën se si të dalim sa më të shëndetshëm nga kjo situatë, mentalisht dhe fizikisht, njofton Portalb.mk.

Psikologja fillimisht potencoi pasojat që mund të i sjell izolimi shtëpiak te njerëzit, megjithatë ajo tha se secila nga këto janë shumë normale dhe se nuk ka asgjë për të u frikësuar për shkak se të njëjtat janë afatshkurta dhe mund të luftohen lehtë.

“Teksa njerëzit mundohen të adaptohen në realitetin e sapoformuar të pandemisë globale të Covid-19 dhe izolimit që vjen si pasojë e saj, disa janë të alarmuar nga frika se çfarë mund të ndodhë më vonë dhe çfarë duhet të bëjmë. Izolimi social mund të shpie në ndjenja të vetmisë, jo përkatësisë dhe  vetëvlerësimit te ulët për shkak të sensit të  jo kompetencës dhe ndjenjës së jo produktivitetit. Frika dhe ankthi i tepruar mund të ndikojnë në shëndetin tuaj fizik dhe të dobësojnë sistemin imunitar. Për ne si qenie sociale,  është shumë normale të përjetojmë ankth gjatë kësaj periudhe, pasi që vetë shkëputja nga aktivitetet  sociale dhe rutinës, na bën më të vështirë të tejkalojmë këtë  situatë. ” tha Adelina Rashidi.

Adelina Rashidi, psikologe.
Adelina Rashidi, psikologe.

Ajo tha se për njerëzit si qenie sociale është shumë normale të përjetojnë ankth gjatë kësaj periudhe, pasi që vetë shkëputja nga aktivitetet sociale dhe rutinës, e vështirësojnë këtë situatë.

Psikologja Rashidi dha disa rekomandime se si të dalim nga kjo situatë e jashtëzakonshme sa më të shëndetshëm mentalisht, sipas saj është shumë e rëndësishme që të shprehim gjithçka që ndjejmë me të afërmit tonë.

Këto ndjenja negative si ankthi, mendimet jo të mira mund të luftohen duke sa më shumë  me të afërmit tanë, lërini këto ndjenja të shkojnë,mos i ndrydhni ato  dhe përsëriteni të njëjtën vazhdimisht. Gjeni ndonjë aktivitet të rri në shtëpi që mbase gjithmonë ju ka pëlqyer por nuk e keni bërë, qëndroni të angazhuar derisa të mos u leni hapësirë mendimeve pesimiste, meditimi, joga, ushtrimet në shtëpi si dhe lidhja me natyrën ndihmojnë shumë për të mbajtur mendjen tuaj të shëndoshë, përpos “netflix and chill” mund të gjeni gjithashtu aktivitete interesante të përbashkëta me familjarët tuaj” shtoi Adelina Rashidi.

Ndryshe, përveç aktiviteteve të lartpërmendura si meditimi, joga, ushtrimet në shtëpi si dhe lidhja me natyrën disa të rinj në rrjetet sociale kohën e kalojnë përmes aktiviteteve kreative, edhe atë duke i sugjeruar libra njëri tjetrit, përmes koncerteve në rrjetet sociale si dhe humorit përmes faqeve të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button