“Ora e planetit Tokë”: të Shtunën do të fiken Llambat

Natyra dhe ruajtja e biodiversitetit këtë vit janë temat kryesore për të cilat miliona njerëz do të dërgojnë mesazh duke I shuar llambat të Shtunën, 28 Mars, në aksionin “Ora e planetit Tokë 2020” (Earth Hour 2020). Maqedonia do të marrë pjesë në këtë veprim mjedisor për të njëmbëdhjetë herë me shpresën se vetëdijesimi për pasojat e ndryshimet  klimatike do të arrijë te çdo person në planet, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Një milion kafshë dhe bimë në mbarë botën janë të rrezikuara, ndërsa gjithë Toka është çdo ditë e prekur nga ndryshimet klimatike. Maqedonia nuk bën përjashtim. Sipas një studimi të Ministrisë së Mjedisit, ekzistojnë 668 lloje endemike të bimëve dhe kafshëve në Maqedoni që rriten dhe jetojnë vetëm në këto hapësira.

“Në Listën e parë kombëtare të kuqe të Maqedonisë së Veriut për amfibët, zvarranikët dhe bimët, ekzistojnë gjithsej 14 lloje të bimëve të rrezikuara, 14 lloje amfibësh dhe 32 specie zvarranikësh, nga të cilat e rrezikuara është gjarpri Vipera ursinii . Sigurisht, këtu përfshihen grabitqarët, shqiponjat, rrëqebulli i Ballkanit, trofta… ”, thotë Zlatko Levkov, profesor në Institutin e Biologjisë në Fakultetin e shkencave natyrore dhe të matematikës.

Sipas Komitetit të KB për mbrojtje të kafshëve dhe natyrës, çdo ditë zhduken nga 100 lloje të kafshëve, ndërsa në gjendjen më kritike janë pandat e mëdha, tigrat, breshkat e detit, primatët e mëdhenj, elefantët dhe rinocerët.

Miliona njerëz në mbarë botën do të bashkohen për të dërguar një mesazhi të përbashkët shpëtimi në planetin Tokë të Shtunën, 28 Mars, në 8:30 pasdite me kohën lokale, mijëra monumente do të zhyten në errësirë ​​në mbarë botën për të paralajmëruar se ndryshimi i klimës po ndodh tani dhe këtu dhe që vetëm ne si individë kemi fuqinë ta ndryshojmë atë. Në një kohë kur biodiversiteti global po zvogëlohet me ritme të pashembullta dhe alarmante dhe Toka është në prag të shkatërrimit për shkak të ngrohjes globale, tani është më se e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi se natyra është baza themelore për një planet të shëndetshëm dhe zgjidhjen e menjëhershme dhe më të fuqishme për të shpëtuar nga ndryshimet klimatike”, thotë Gjorgji Selkov nga zyra e “Ora e Tokës” në Maqedoni.

“Ora e planetit Tokë” dhe Fond botëror për natyrë (WWF) këtë vit u bëjnë thirrje qytetarëve që të hedhin votat e tyre për Tokën në platformën e internetit “Zëri për Tokën”. Këto nënshkrime do t’u paraqiten gjatë gjithë vitit udhëheqësve botërorë dhe vendimmarrësve në forume globale siç është Asambleja e Përgjithshme e KB për të ndihmuar në krijimin e një traktati të ri mbi natyrën dhe njerëzit që do të garantojnë mbrojtjen e natyrës dhe do të përpiqen të ndihmojnë. në rivendosjen e asaj që ka humbur deri tani dhe në të njëjtën kohë të garantojmë të ardhmen tonë në këtë planet.

Vitet e fundit, lëvizja ka ndihmuar në krijimin e 3.5 milion hektarë zonë detare të mbrojtur në Argjentinë, një pyll prej 2.700 hektarësh në Ugandë dhe ka ndihmuar në sjelljen e legjislacionit të ri për të mbrojtur detet dhe pyjet në Rusi. Vitin e kaluar, WWF-Ekuador miratoi një ligj që ndalon përdorimin e qeseve plastike, produkteve të tjera plastike në kryeqytet, ndërsa WWF-Indonezia filloi mbjelljen e 20,000 fidanëve mangro në 13 qytete. Kjo ka nisë si ngjarje simbolike në Sidnej në vitin 2007, tani festohet në më shumë se 180 vende dhe territore, si një moment global solidariteti për planetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button