Fabrika në RMV e ndërpreu procesin e punës: Nuk është koha për kalkulime financiare

Fabrika për prodhimin e mobilieve, Dik Fagus dhe Mebel Inzenering kanë informuar që kanë mbyllur procesin e punës, me arsyetimin se shëndeti i punëtorëve është në rend të parë, transmeton Portalb.mk.

“Dik Fagus dhe Mebel Inzenering si kompani të përgjegjshme, nga sot e ndërpresin krejt procesin e punës. Të gjithë të punësuarit ngelin në statusin e njëjtë të punës sikur para Covid19“, deklaroi Petre Jordev, përfaqësuesi i kompanisë.

Ai theksoi se shëndeti dhe siguria e punëtorëve është parësore.

“Nuk është koha për kalkulime financiare, për shëndet diskutohet“, deklaroi Jordev.

Jordev apeloi të të gjithë kompanitë të ndjekin shembullin e tyre, që të ketë më pak njerëz jashtë shtëpive, me qëllim që të ketë më pak mundësi për shpërndarjen e virusit.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka lejuar që fabrikat të punojnë edhe në kohën e orës policore, por punëtorët duhet të furnizohen me leje të posaçme.

Ministri Venko Filipçe sot sqaroi se në ditënatën e kaluar ka 22 të pacientë të infektuar me virusin korona dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 136.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link http://gdi.mk/corona/

LEXO: Fabrikat do të punojnë me ndërrime edhe në kohën e orës policore
LEXO: Filipçe: Edhe mjekët amë do të vendosin se kush testohet për virusin korona, 136 të infektuar, 2 të vdekur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button