Për shkak të koronavirusit, në Holandë janë shkatërruar miliona lule

Në Holandë, është sezoni i tulipanëve, por këtë vit ato shkatërrohen në mënyrë masive, pasi që pandemia e koronës e ka ulur në mënyrë drastike kërkesën për to, shkruan MIA.

Grumbuj të tulipanave, trëndafilave, krizantemave dhe të llojeve të tjera të luleve presin shkatërrimin në tregun më të madh të botës … “Kjo është e vetmja gjë që na ka mbetur”, thotë Mishel van Shi, zëdhënëse e shoqatës së kultivuesve të luleve.

Deri më tani, janë shkatërruar midis 70 dhe 80 për qind e të korrave të sivjetshme.

“Kjo shoqatë e luleve holandeze ekziston më shumë se njëqind vjet dhe kurrë nuk kemi qenë në një krizë të tillë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button