RMV, antibiotiku që përdoret kundër virusit korona “Sumamed” do të jepet vetëm me recetë

Antibiotiku “Sumamed” (azitromicin) është tërhequr nga shitja në tregun e lirë në vend dhe do të mund të merret vetëm me recetë nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kjo masë është vendosur pasi disa qytetarë kanë filluar ta blejnë atë në sasi të mëdha, edhe pse nuk ka nevojë, thotë të njëjtat burime.

Në disa studime të fundit thuhet se azitromicini në kombinim me, hidroklorikinën (ilaçin kundër malarias) është efikas në shërimin e pacientëve me koronavirus (Covid-19).

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button