Mickoski kundër masave të propozuar nga Zaevi, funksionarët shtetëror të heqin dorë nga pagat e tyre

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kritikoi masat e propozuara dje nga oponenti i tij politik, Zoran Zaev. Ai kërkoi nga funksionarët shtetëror, veçanërisht ato qeveritar dhe të profilizuar si ato që vijnë nga partia në pushtet LSDM, të heqin dorë nga pagat e tyre dhe në periudhën vijuese të punojnë pa kompensim, njofton Portalb.mk.

“Propozim ta jep ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ndërsa unë do ta mbështesë. Të vendoset në rend dite dhe të votohet urdhëresë me të cilën të gjithë të emëruarit, zëvendësat, sekretatër dhe të gjithë personat e emëruar nga Qeveria të heqin dorë nga të ardhurat derisa kanë mandat”, deklaroi në konferencën e sotshme për media, Mickoski.

Ai po ashtu, kërkoi nga Qeveria që të mos pranoj propozimin e kreut të LSDM-së,  për ulje të pagave të të punësuarve në sektorin publik përderisa zgjat kriza në nivel të pagës minimale prej 14.500 denarë. Sipas tij, pagat duhet të ulen vetëm 10%.

“Buxheti dhe masat thuren në shtab partiak. Pjesa më e madhe e masave janë vonuar. Kasa për të cilën thonin se është e mbushur nuk qëndroi as tre javë. Nga 500 eurot e premtuar i ul pagat në 230. Kjo është grabitje. Masa është goditje serioze për standardin e të punësuarve. I vendos në shportë të njëjtë me funksionarët. Ata nuk kanë privilegje. Nuk mund të varen nga mëshira e bankave dhe kanë kredi. Dëmtohet standardi i tyre. Kjo është masë e paarsyeshme në aspektin ekonomik”, tha kreu i opozitës.

Mickoski ka përsëritur edhe njëherë masat e propozuar të VMRO-së, të cilët ndër tjera, kanë propozuar që të mos paguhen pagesat rrugore, vendim që të ndërpriten të gjitha pagesat doganore dhe tatimore për mjete mjekësore dhe maska, paradhënia për tatim të fitimi për prill dhe maj të anulohet, ulje të pagave të administratës për 10 %, të mos ketë punësime të reja në sektorin publik.

Dje, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, propozoi një pako me masa, ku mes tjerash, propozoi që të gjithë funksionarët shtetërorë dhe administrata në muajin prill dhe maj të marrin pagë minimale prej 14.500 denarë, ndërsa kryetarët dhe anëtarët e Këshillave drejtues në pushtetin qendror, ekzekutiv dhe komunat të punojnë pa kompensim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button