Mjeku humbi jetën nga COVID-19, mesazhi prekës i djalit: Ishte në pension, por donte të ndihmonte kolegët

Koronavirusi në Francë u ka marrë jetën më shumë se 560 njerëzve në vend dhe së fundi, nga mediat vendëse raportohet se ka humbur jetën edhe një mjek.

Lajmin e konfirmoi edhe ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran, duke shtuar se kjo është vdekja e parë e personelit mjekësor në Francë.

Viktima ishte një mjek i urgjencës nga Compiègne, në Oise, një nga departamentet e para që është prekur masivisht në Francë, por kishte dalë në pension e ishte rikthyer për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tij për të luftuar koronavirusin. Mjeku Jean-Jacques Razafindranazy humbi jetën pas transferimit për në Lille.

.

Në një komunikim me “Le Parisien”, djali i Razafindranazy tha: “Im atë ishte hero. Ai u sakrifikua. Ishte në pension dhe mund të kishte ndaluar, por vazhdonte të vinte, sepse gjithmonë dëshironte të ndihmonte kolegët e tij. Punoi, sepse e donte punën, ishte jeta e tij. Kjo që ndodhi është e padrejtë. Jemi të trishtuar dhe të zemëruar”.

Edhe Franca është një prej shteteve europiane, e cila po sulmohet dita-ditës nga humbjet fatale që po shkakton COVID-19. Presidenti i vendit, Emmanuelle Macron, në një deklaratë për mediat, tha se kjo luftë do të jetë e ashpër dhe e gjatë, e cila do të shkaktojë jo vetëm humbje në njerëz, por njëkohësisht edhe një gropë të madhe në ekonominë e vendit: “Kjo është vala më e madhe. Është një luftë që do të jetë e gjatë. Mbroni më të dobëtin dhe sistemin tonë shëndetësor, por menaxhoni edhe stresin e shoqërisë për t’u përballur me një krizë të madhe financiare, krizë në ekonominë reale”, – tha Macron duke iu referuar shpërthimit të koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button