Projektet ndërqeveritare Shqipëri-Maqedoni e Veriut, “zbatohen” vetëm në letër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zhvilluan takimin e parë ndërqeveritar më 15 dhjetor 2017 në qytetin e Pogradecit. Rama dhe Zaev e konsideruan takimin si “kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”. Liderët e dy vendeve premtuan se në një kohë të shkurtër, do ndërtohej edhe hekurudha Durrës-Elbasan-Pogradec dhe seksionin kufitar Lin-Maqedonia e Veriut. Por, pas më shumë se dy vitesh, projekti hekurudhor “ka mbetur vetëm në letër”, shkruan Portalb.mk.

Më 15 dhjetor 2017, në Pogradec u takuan kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Takimi, i cili u konsiderua tejet pozitiv nga dy liderët, u përmbyll me nënshkrimin e disa marrëveshjeve. Me qëllim rritjen e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama deklaroi se në një periudhë të shkurtër do niste ndërtimi i hekurudhës Durrës-Elbasan-Pogradec dhe seksionin kufitar Lin-Maqedonia e Veriut

Rama: Gjej rastin të nënvizoj me kënaqësi se për pjesën tonë të Korridorit të 8-të është rehabilituar tërësisht aksi rrugor Durrës-kufiri me Republikën e Maqedonisë dhe është parashikuar për një periudhë të shkurtër rehabilitimi, ndërtimi i segmentit rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë; Gjithashtu, po punohet për ndërtimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë;  Hekurudha në linjën Durrës-Elbasan-Pogradec dhe seksionin kufitar Lin -Republika e Maqedonisë, për çka është përfituar edhe një mbështetje financiare nga fondi investimeve të Ballkanit Perëndimor.

“Faktoje”, perms një kërkese për informacion, kërkoi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë informacione mbi projektin. Nga MIE na u komunikua se për momentin projekti është ende në fazat e para, ato të studimit.

Përgjigja nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Autor: Marjo Brakaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button