RMV, sfidat e gjendjes së jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme nuk i kufizon të drejtat por, ndihmon në realizimin e mbrojtjes së qytetarëve, thonë nga Qeveria. Kufizimet mund të jenë të definuara qartë, që ta arrijnë qëllimin e tyre, vlerëson profesoresha, Mirjana Najçevska, njofton REL, transmeton Portalb.mk.

Gjendja e jashtëzakonshme do të thotë edhe kufizim i të drejtave, por duhet të kihet kujdes që ai kufizim të jetë i vërtetuar me qëllim të saktë, ndërsa të mos kaloj në vullnetarizëm. Nuk guxon të lejohet që ato kufizime të bëjnë dëm më të madh, se sa të sjellim dobi. Madje, edhe presidenti Stevo Pendarovski, gjatë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, tha se pret që Qeveria të jetë “në kulmin e detyrës”.

Rasti i parë pozitiv në Maqedoni është regjistruar më 26 shkurt në vitin 2020, pas të cilit Qeveria filloi të vendos masa dhe të ndaloj aktivitete të caktuara, të cilat rezultuan me kufi të mbyllur, nuk ka fluturime me aeroplan, janë mbyllur shkollat, çerdhet, universitetet, ka ndalesa kohore dhe hapësinore për vende të caktuara, nuk ka tubime publike dhe private, janë anuluar zgjedhjet parlamentare.

Pasi u regjistruan më shumë raste në Dibër dhe Qendër Zhupë, autoritetet më 13 mars vendosën gjendje të krizës në atë rajon, me çka është e ndaluar hyrja dhe dalja nga këto komuna, ndërsa vendoset regjim i posaçëm i qytetarëve brenda komunave. Pas rritjes së rasteve të regjistruara me Covid 19, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski më 18 mars shpalli gjendje të jashtëzakonshme në territorin e gjithë shtetit me kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa më 21 mars është vendosur edhe orë policore, duke filluar nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit. Autoritetet paralajmërojnë edhe masa më të rrepta, nëse është e nevojshme,

Nga Qeveria thonë se, në gjendje të jashtëzakonshme, të gjitha funksionet e shtetit vazhdojnë të realizohen, ndërsa të drejtat dhe liritë e qytetarëve nuk janë të kufizuara në mënyrë automatike. Prej aty thonë se, synimi i tyre është që kufizimi i të drejtave të jetë minimal dhe vetëm atëherë kur ajo është shumë e nevojshme.

Profesoresha, Mirjana Najçevska nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike, tha se në Kushtetutë janë të caktuara publikisht ato të drejta të njeriut, të cilat nuk guxojnë të kufizohen në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa ato janë të lidhura me torturë, diskriminim, shprehjen e mendimit, fesë dhe të ngjashme.

“Me atë që paraqet nevojë funksionale mund të ndonjë dimension në kushte të këtilla të jetë e kufizuar qoftë në gjithë territorin, qoftë në pjesë të caktuara, për grupe të caktuara, megjithatë çdo kufizim duhet të jetë qartë i definuar edhe sa i përket periudhës edhe aspektit funksional, të dihet pse bëhet, sa kohë do të zgjas dhe në çfarë mënyrë do të kontribuoj për atë se çfarë paraqet e mira publike dhe shëndeti publik. Do të thotë, kufizimet duhet të sqarohen qartë për arritjen e qëllimit maksimal”, tha Najçevska.

“Shpresoj se nuk do të shkoj në atë skaj ku tano kohë pas kohe, fillon të përmendet se si Xhorxh Oruell, gjuetia e shtrigave dhe të ngjashme, që definitivisht mund të paraqet kthim të madhe mbrapa në lidhje me të drejtat dhe liritë demokratike”, tha ajo.

Nga ana tjetër profesori, Bashkim Selmani nga Fakulteti i shkencave shoqërore, tha se janë të nevojshme kufizime shtesë.

“Kjo gjendje e jashtëzakonshme është për shkak të virusit korona, ndërsa epidemia është më e frikshme se lufta, për shkak të lëvizjes së qytetarëve duhet të kufizohet edhe më shumë”, tha ai.

Selmani theksoi se shteti duhet të mbaj llogari edhe për momentin social, për masat ekonomike, sepse siç thotë ai, nëse nuk u ndihmohet njerëzve, gjendja e jashtëzakonshme mund të kaloj në krizë sociale.

Profesori, Temelko Risteski nga universiteti FON, deklaroi se duhet të gjendet një mes i artë në kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

“Është fakt se liria e plotë e lëvizjes, në kushte të ekzistimit të mungesës së disiplinës në respektimin e masave të Qeverisë është ekstrem i papranueshëm. Ekstrem tjetër është ndalesa 24 orëshe e lëvizjes. Qeveria, duke vlerësuar situatën, vendosi për ndalesë nëntë prej nëntë orëve të lëvizjes – mes orës 21 në mbrëmje dhe 6 të ditës së ardhshme. Përderisa ai kufizim nuk i jep rezultatet e nevojshme, mund të vazhdoj. Por, kuptohet në kufi të “masës”. Ndërsa masë është momenti kur nga kufizim i lëvizjes do të ketë më shumë dëm sesa dobi”, ka shkruar Risteski në profilin e tij në Facebook.

Vendet fqinje kanë vendosur masa edhe më rigoroze se ne. Në Serbi dhe Shqipëri, ora policore fillon më herët. Autoritetet malazeze kanë publikuar emrat e njerëzve të cilëve u është dhënë vendim për vetë izolim për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit korona. Emrat janë ndarë sipas qyteteve në të cilat gjenden. Qeveria ka njoftuar se vendimi është sjellur pasi është vërtetuar se individ të cilëve pas hyrjes në Mal të Zi nga jashtë u është shqiptuar kjo masë, nuk e kanë respektuar dhe kanë dalë nga shtëpitë e tyre.

Në Bullgari presidenti, Rumen Radev, ka vendosur pjesërisht veto në Ligjin për masa dhe veprimtari për parandalim të përhapjes së virusit korona të cilin paraprakisht e ka miratuar kuvendi bullgar më 20 mars. Radev tha se masat për parandalim të përhapjes së virusit korona janë skajshmërisht restriktive, ndërsa tek ato për të ndihmuar ekonominë ka mangësi.

“Uria do të mbizotëroj mbi frikës”, tha Radev.

Mes masave me të cilat presidenti nuk pajtohet është edhe leja e autoriteteve që të ndjekin telefonat celularë të qytetarëve që të sigurohen se ato e respektojnë karantinën.

LEXO: RMV, Qeveria do të futet në borxh 580 milionë euro për të menaxhuar situatën me virusin korona

LEXO: RMV, prej sot 14 punkte për testim për koronavirus

LEXO: RMV në orë policore deri në ora 06:00, ja kush do të mund të lëvize lirshëm (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button