Çulev: Shkelësit e orës policore do të dërgohen në stacione policore dhe do të dënohen

Ministri i punëve të brendshme Naqe Çulev sot përmes video-mesazhit i informoi qytetarët për orën policore që ka hyrë në fuqi sot në të gjithë territorin e vendit dhe sipas të cilës ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve nga ora 21 deri në ora 6 të mëngjesit, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ai përsëriti se ka përjashtime për ndalimin e qarkullimit i saktësoi ato pas mbledhjes së sotme të trupit koordinues, njofton Portalb.mk.

“Në takimin punues përcaktuam që përjashtimet nga kufizimi i lëvizjes do të vlejnë për ushtrinë dhe stafin e policisë, pastaj për një grup të caktuar të punonjësve shëndetësorë, në kontrollin e fluturimit AKFA, Prokurorinë themelore publike, shpërndarësit e mallrave dhe ushqimeve, stafin e sigurisë dhe të shtëpive televizive. Sigurisht, nëse ka nevojë për urgjencë, lista e subjekteve, punonjësit e të cilëve janë përjashtuar nga urdhri, mund të plotësohen, duke iu nënshtruar miratimit paraprak nga MShIA”, ka theksuar  Çulev.

Ai saktëson që leja e lëvizjes në periudhën e caktuar do të lëshohet nga Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, në formë të shkruar dhe elektronike, dhe e njëjta do të verifikohet me një bar-kod. Ministri shtoi se personat e tjerë që do të shkelnin orën policore do të dërgohen në stacionet policore dhe kundër tyre do bëhen kallëzime adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button