Katër raste të reja me koronavirus në Kosovë, gjithsej 28 të infektuar

Instituti për Shëndet Publik i Kosovës (ISHPK) ka njoftuar sot për konfirmimin e katër rasteve te reja, bartës të koronavirusit me çka numri është rritur në 28, njofton korrespondenti i MIA-s në Prishtinë.

Sipas komunikatës së ISHPK-së, një nga rastet e sotme, ai i burrit 32 vjeçar nga fshati afër Ferizajt është “importuar” nga Gjermania derisa të tjerët janë infektuar nga kontakti me persona që veçmë kanë qenë bartës të virusit. Bëhet fjalë për gra, dy nga Prishtina të moshës 50 dhe 29 vjeçe dhe një 40 vjeçare nga Gjakova.

ISHPK ka njoftuar se nga data 8 shkurt deri më ditën e sotme në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 447 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e tetë raste kanë rezultuar pozitive.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën e sotme për shtyp kanë paralajmëruar se java e ardhshme pritet të jetë kritike në dukje të përhapjes së infektimit dhe kanë apeluar veçmas tek popullata e re maksimalisht të respektojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe të kufizojnë daljet nga shtëpia dhe mbledhjen në grupe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button