Amir Or, fitues i çmimit kryesor të festivalit Mbrëmjet Strugane të Poezisë

Autori izraelit, Amir Or, është fituesi i sivjetmë i çmimit kryesor të festivalit Mbrëmjet Strugane të Poezisë, “Kurora e Artë”.  Ky vendim, sipas traditës së këtij festivali, shpallet nga Këshilli  Drejtues dhe Drejtoria e festivalit në seancën solemne, që mbahet në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë (AASHM). Por, nga këshilli i këtij festivali, kanë njoftuar se, “për të respektuar  nga COVID-19, jemi të kufizuar në njoftimin e mediave”, njofton Portalb.mk.

Çmimi  laureatit do ti dorëzohet në leximin poetik „Urat”, një nga manifestimet qendrore të edicionit të këtij viti të festivalit, i planifikuar të mbahet prej 26 deri 31 gusht. Prof. d-r Elizabeta Sheleva, kryetare e Këshillit drejtues i ,,Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”, ka elaboruar elementet letrare te të cilat janë bazuar për ndarjen e çmimit:

“Amir Or është një autor intrigues që vjen dhe lidhet në një traditë letrare,  kulturore jashtëzakonisht të pasur, intriguese dhe me ndikim, siç është ajo hebreje, e cila vazhdimisht ka ndërtuar veten e saj përgjatë shekujve si një lloj dorëshkrimi i vjetër dhe sintezën e frytshme gjeokulturore dhe praktikën kryqëzuese poetike të larmishme, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, shkrimtari, Amir Or, ka theksuar se, lajmin për marrjen e këtij çmimi e ka pranuar me shumë emocion dhe kënaqësi.

Amir OR

“Struga është përshkuar në udhëtimin tim me poezi për më shumë se 20 vjet, pasi libri im ,,Duke dhënë çdo gjë, thith ujin e gjallë” u botua në ,,Plejadë” në vitin 2000, shumë vite më parë se poezia ime e zgjedhur të botohej në gjuhën serbe ose bullgare. Isha dëshmitar i mbushur me  entuziazëm në këtë mbledhje vjetore të përfaqësuesve të shquar të republikës sonë ndërkombëtare të poezisë, kur Bonfoa, Transtromer dhe miku im V. S. Mervin ishin fitues të kurorës prestigjioze të poezisë, dhe pasi u ktheva këtu në vitin 2020 si laureat, unë mendoj se vepra ime shpërblehet sepse këtu ka një dëgjim dhe një pasion për poezinë.

Amir Or është një shkrimtar dhe eseist izraelit, i njohur si zëri kryesor i brezit të ri të gjuhësisë botërore. Ai është autori i 13 përmbledhjeve me poezi. Poezitë e tij janë përkthyer në 50 gjuhë dhe janë botuar në revistat  poetike, antologji dhe faqe në internet, si dhe 33 libra nëpër Evropë, Amerikë dhe në Azi. Romanet e tij janë: „Kënga e Tahira-s“ (2001), Epopeja fiktive në vargje dhe „Mbretëria“, roman për jetën e mbretit David. Or është fitues i çmimit ndërkombëtar izraelit i poezisë, siç është çmimi i shkrimtarëve ,,Fylbrajt” në vitin 1993, mirënjohje „Plеjadat” në vitin 2000 për „kontributin e tij të rëndësishëm në poezinë moderne botërore”, çmimi „Bernstajn“ ,,Çmimi Premi i letërsisë” në vitin 1996, çmimi „Oenumi” i festivalit të poezive në Tetovë, „Çmimi poetik i këngës kushtuar verës” në vitin 2013 etj.

Mbrëmjet Poetike të Strugës është fesitval ndërkombëtar i poezisë, që mbahet çdo vit në Strugë. Festivali filloi në vitin 1961 në Strugë me poetë që jetonin vetëm në Maqedoni, derisa në vitin 1963,ndërsa nga viti 1966 ngjarja u bë një festival kulturor ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button