RMV, Aplikacionet e lehtësojnë punën e gazetarëve në kohën e koronavirusit

Puna e korrespondentëve për mediet nacionale, nënkupton shumë punë në terren dhe shumë udhëtim, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbulim të ndonjë rajoni më të gjerë siç është ai i gazetares Aleksandra Ristevska nga Shtipi. Si gazetare televizive, në incizim është bashkë me kameramanin e saj, me të cilin këto ditë janë të detyruar ta ndryshojnë rutinën e punës dhe t’iu adaptohen kushteve të jashtëzakonshme për punë. Me Ristevskën ka biseduar Meta.mk për kushtet e jashtëzakonshme, për punë në gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën gjendet shteti, transmeton Portalb.mk.

Çka ndryshoi në punën tuaj të përditshme?

– E dimë se në kushte të këtilla në çdo moment mund të marrim detyrë për të shkuar diku në terren. Para pak kohe redaksia na dërgoi për incizim në Strumicë, ku ka numër më të madhe të njerëzve që gjenden në izolim. Me secilën hyrje dhe dalje nga automjeti i dezinfektojmë duart. Tre ditëve të fundit, jashtë dal me maskë – thotë Ristevska.

Çfarë është qasja e institucioneve, personave të cilët i incizoni? A ndodhin anulime?

– Incizojmë jashtë, në vende të hapura, kurse kishim një anulim të incizimit për të cilin kishim marrëveshje. Frika nga kontaktet më të afërta na e ka ndryshuar edhe mënyrën e punës. Veglat dhe aplikacionet sikur Skajp, Viber përmes të cilave mund të komunikojmë i kemi shumë të dobishme për të marrë deklarata dhe informata, ea të mos kemi kontakt.

A keni frikë për shëndetin personal dhe shëndetin e familjes, duke e pasur parasysh që keni fëmijë të vegjël?

– Deri para pak kohe kur lexonim për atë çka bëri virusi në Kinë, perceptimi im ishte se kjo është diku larg, madje edhe teori konspiracioni, është larg nga ne. Ende nuk mund ta besoj që virusi është në mes nesh. Prandaj, tani kur kthehem prej terreni, e para që bëj është larje dhe dezinfektim i duarve dhe ndërrim të veshjes që e kam mbajtur jashtë, pastaj u afrohem fëmijëve.

Në Shtip edhe zyrtarisht ka një rast me sëmundjen e koronavirusit. A e ka bërë kjo tani real këtë “virus”?

– Edhe derisa lajmi ishte jozyrtar, filluan pyetjet ku kanë lëvizur më të afërmit e fëmijës së sëmurë? Në cilën pjesë të qytetit? Mos vallë kanë qenë në të njëjtin market? Në anën tjetër, gjatë kryerjes së punës, në këtë rast ka shumë spekulime. Prapë se prapë, dominon profesionalizmi dhe etika gjatë raportimit, për shkak se në këtë situate, ne gazetarët, mediat duhet të jemi në nivel të detyrës.

Çdo ditë informojmë për mbyllje të bizneseve, shpallje të pushimeve të detyruara, punonjës të cilët mbesin në shtëpi. Mediat në kushte të këtilla janë me vëllim të zmadhuar të punës. Megjithatë, a ekziston frikë për humbje të vendit të punës, për vonesave të pagës?

– Ne jemi në sistem, ku mbylljen e bizneseve e ndjejmë drejtpërsëdrejti. Kush do të reklamojë në kohëra të këtilla? Ndërkaq mungesa e reklamave donë të thotë edhe se nuk ka të ardhura në mediat, që në fund pasqyrohet mbi neve, gazetarët. Prandaj, normale është frika që vazhdimi i situatës me koronavirusin, do të ketë ndikim mbi ne dhe ekzistencën tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button